Një sulm xhihadist kundër një kampusi universitar në Kenia ka shkaktuar 147 viktima. Sulmi ndodhi në Garisa, 150 km larg kufirit me Somalinë.
Numri i viktimave është konfirmuar nga Ministria e Brendshme e cila shtoi se janë vrarë edhe katër atentatorët. Kampusi i sulmuar numëron mbi 815 dhe rreth 60 pedagogë.

Ministri i Brendshëm tha se agresorët shpërthyen si bomba pasi kishin në trup lendë eksplozive. Sulmi ndërkaq është marrë përsipër nga militantët e grupit Al Shebab.
Autoritetet kanë vendosur ndërkaq gjendjen e jashtëzakonshme duke ndaluar lëvizjen nga ora 18.30 deri në 6 të mëngjesit në katër rajonet që ndodhen në kufirin somalez për arsye sigurie.

Militantët e armatosur hynë që në mëngjes në kampusin universitar pasi vranë dy rojet në hyrje të kompleksit. Për disa orë, sipas mediave lokale u dëgjuan shpërthime dhe të shtëna armësh.
Ndërkohë policia ka ofruar 220 mijë dollarë shpërblim për kokën e Mohammed Mohamud, i konsideruar nga shërbimet inteligjente si kreu i grupit Al Shebab dhe organizatori i këtij sulmi.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com