Të paktën 147 persona, kryesisht studentë, u vranë sot pas një sulmi të kryer nga një komando islamike e shebabit kundër Universitetit kenian të Garissas, në lindje të Kenias, sipas një bilanci të ri të njoftuar nga qendra kombëtare për menaxhimin ne katastrofave (NDOC).
"Operacioni i ndërmarrë nga forcat keniane të sigurisë për të rimarrë kontrollin e Universitetit, sulmuar në agim, përfundoi me katër terroristë të vrarë", shtoi NDOC, rreth 16 orë pas fillimit të sulmit në këtë lokalitet që ndodhet rreth 150 kilometra nga kufiri somalez.
Sipas një bilanci paraprak bëhej fjalë për 70 të vdekur./atsh/