TIRANË - Ambientalistët mendojnë se ne sot po vuajmë pasojat e shfrytëzimit të keq të pasurive natyrore për biznes dhe bëjnë apel për politika afatgjata mjedisore.
Xhemal Mato, drejtues i grupit ambientalist "Ecim", në një dalje publike, e krahason natyrën me skemën "Ponzi", që reagimin e jep shumë kohë pas dëmtimit, duke shkatërruar gjithçka. Ai shpjegon se lumi i Vjosës në Jug, ndryshe nga Drini apo Kiri në Veri, ka sjellë përmbytje në të shkuarën një herë në 30 vjet.
Mato mendon se menaxhimi i keq në dy dekadat e fundit, me prerjen e pemëve apo gërryerjen e shtratit të tij për qëllime biznesi, e ka kthyer këtë pasuri në një përbindësh, me pasoja shkatërrimtare për mijëra banorë.
"Politika e tranzicionit nuk ka pasur as vizion dhe as alternativë për zhvillimin e qëndrueshëm. Është menduar sot për sot", thotë Mato.
"Përmbytjet janë katastrofa natyrore për komunitetet ku ndodhin, duke marrë përpara ç'të gjejnë, ndaj përfitimet afatshkurtera kthehen mbrapsht në dëme shumë herë më të mëdha," shton ai.
Menaxhimi i keq i lumenjve, i shoqëruar me investime të vogla në dekadat e fundit, ka shkaktuar përmbytje të mëdha çdo tre ose katër vjet, në Jug apo Veri të Shqipërisë. Dëmet për secilën prej tyre kanë qenë të mëdha për buxhetin e shtetit apo komunitetet e përmbytura.
Ambientalisti Xhemal Mato thotë se kostot në kohë emergjencash mund të minimizohen përmes politikave afatgjata mjedisore, të cilat i kanë munguar vendit.
"Dëmtimet dhe abuzimet pas viteve '90 po na i japin efektet tani, pasi asnjë qeveri nuk ka marrë përsipër të zgjidhë problemet afatgjata mjedisore," argumenton ai.
"Politika në Shqipëri është marrë me hallet e ditës, duke na vjedhur të ardhmen. Kjo mendësi duhet të ndryshojë sa më parë", thekson ai. /ATSH/
/Shqiptarja.com