Arrestohen dy shtetas shqiptarë në Gjermani me qëllim ekstradimin e tyre në vend. Falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden në Gjermani u bë e mundur arrestimi i Fabio Ballabani, alias Fabio Zyberaj, 37 vjeç nga Vlora si dhe arrestimi i Erland Krasniqi, 25 vjeç lindur në Kavajë. Ndërkohë po punohet për ekstradimin e këtyre dy shtetasve në vendin tonë.
Fabio Ballabani, alias Fabio Zyberaj., në vitin 2019 dyshohet se ka kërcënuar bashkëshortin e një gjyqtareje me armë zjarri pistoletë, pasi kjo e fundi ishte pjesë e një trupi gjykues në gjyqin ndaj një grupi të strukturuar kriminal.
Fabio Ballabani është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ngjarjen e ndodhur në vitin 2019, ku bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollanit, Kristaq Prifti, u kërcënua dhe dhunua brutalisht. Me urdhër të Emiljano Shullazit, Fabio Ballabanin alias Fabio Zyberaj alias Ivi Zyberaj, kërcënoi dhe rrahu Priftin.
Ballabani ishte në kërkim pasi GJKKO vendosi masën e arrestit në burg për veprat penale "Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore,” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i Strukturuar Kriminal,” dhe “Kryerja e veprave penale nga Grupi i strukturuar kriminal dhe Organizata kriminale.”
Ndërsa Erland Krasniqi, tek rrethrrotullimi i Plepave në Durrës në maj të këtij viti ka plagosur me armë zjarri shtetasin Renato Bajraktari. Për këtë ngjarje Gjykata e Durrësit i kishte caktuar të riut masën e sigurisë të arrestit në burg për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit.”
'Operacionet u realizuan falë sigurimit të informacionit nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit në kohë me Interpol Wiesbaden/Gjermani, nëpërmjet Interpol Tiranës.
Në kuadër të këtyre operacioneve janë arrestuar në Gjermani shtetasit:
- F. B., alias F. Z., 37 vjeç, lindur në Vlorë.
Përmbledhje e fakteve: Ky shtetas dyshohet se në vitin 2019, ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshortin e një gjyqtareje e cila ishte pjesë e trupit gjykues në një gjyq që zhvillohej kundër një grupi të krimit të organizuar. Nga hetimet e kryera dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, është identifikuar si autor i këtij sulmi shtetasi F. B., alias F. Z.-
- E. K., 25 vjeç, lindur në Kavajë.
Përmbledhje e fakteve: Ky shtetas, në maj 2024, në Durrës, tek “Rrethrrotullimi i Plepave,” pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. B.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Wiesbaden/Gjermani për ekstradimin e këtyre dy shtetasve drejt vendit tonë.', thuhet në njoftimin e policisë.
Kete Ballabanin e Shullazit po nuk e denuat me 30 vite ose me burgim të përjetshēm, me mirë mos e sillni fare. Duhet bere shembull ekstrem qe asnje ushtar legen i bandave mos te guxoje te shkoje ne mendje e jo me te beje nje veprim te tille.
PërgjigjuMir o mir te morem vesh qe je i apasionuar pas ligjit por problemi qendron nuk dihet sa e ndershme ishte zonja ne fjal se kta i kap vetingu ose ven ne spak gjysma. Pastaj jepi armbajtje pa leje edhe kanosje, per ca e beni grup i strukturuar etj etj i shtoni sa me shum nene kot jo po organizat mafioze fare. Duan qe te bejn shembuj por njeriu po smori te perjetshmin, 1 dit do dal na burgu edhe te gjejn vend ku te futen ata qe e futen ne burg sepse mesa dulet ky buri i gjyqtares ose esht shum trim ose qenka budalla fare. Nje njeri qe guxon ta ben ne publik, po e denoncove i la mbet vetem me te vra se ste kercenon dot prap...