Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, hedh dyshime nëse është kërcënuar vërtetë Kryeprokurori Adriatik Llalla. I ftuar në "Top Story", Tahiri tha se, nëse kreu i organit të akuzës do të ishte kërcënuar, ai do të ishte informuar zyrtarisht për këtë rast. "Unë thashë që nëse do të ishte kërcënuar nuk do të më dukej normale të mos e dija zyrtarisht", shprehet Tahiri.
Tahiri flet dhe për raportin e Guardia di Finanza, për kultivimin e hashashit dhe luftën që po bën Policia ndaj këtij fenomeni, që opozita thotë se është pesëfishuar dhe akuzon drejtpërdrejtë ministrin e Brendshëm për këtë.
Z.Tahiri, si e pritet lajmin që Prokurori i Përgjithshëm, familjarët e prokurorit janë kërcënuar deri në pikën që të largohen nga Shqipëria?
Unë nuk kam informacion për këtë. Unë e kam marrë vesh nga media. Kam komunikuar me Prokurorin e Përgjithshëm informacionin që kam dhe që besoj është ajo që kam dëgjuar prej tij. Më shumë nuk mund të flas sepse nuk është një çështje për të cilën duhet të përgjigjem unë në vetë të parë. Preferoj të besoj atë që kam komunikuar me Prokurorin dhe në këtë rast nëse do të kishte gjë tjetër, besoj do ta dija për shkak të funksionit.
Ka hetuar policia për këtë çështje?
Jo nuk ka hetuar.
Pra ju nuk jeni informuar paraprakisht nga kryeprokurori për problemin?
Jo. Unë e kam marrë vesh nga lajmet.
Ju duket normale që kryeprokurori të mos njoftojë ministrin e Brendshëm në një rast të tillë? Nuk ka besim tek ministri i Brendshëm?
Nëse do të ishte kërcënuar nuk do të më dukej normale.
Përse e lini në kushtore? Ju nuk besoni që ai mund të jetë kërcënuar?
Nuk jam unë për t’u pyetur për këtë çështje.
Pra ju nuk besoni që kryeprokurori është kërcënuar?
Unë thashë që nëse do të ishte kërcënuar nuk do të më dukej normale të mos e dija zyrtarisht.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com