Kërkesa për lirim ishte paraqitur prej tyre me argumentin se mbahen në qeli pa asnjë provë e fakt prej 5 muaj, ndërsa prokuroria kërkoi ende kohë për hetimet që po kryen në lidhje me kërcënimin e rektorit Mynyr Koni gjatë kohës që ai kandidonte për këtë post.
Shullazi u prangos mbrëmjen e 18 Prillit së bashku me Gilmando Danin e Blerim Shullazin por prej asaj kohe ata kanë mohuar kërcënimin e Konit po ashtu dhe dyshimet e prokurorisë se kishin kërcënuar një sërë biznesmenësh me gjobë.
Al.N/Shqiptarja.com