‘Kërcënon’ Ministri i Punës në Greqi: Do bllokojmë çdo financim të BE për Shqipërinë nëse Beleri s’betohet! T’i harrojë paratë nga Evropa

GREQI- Çështja Beleri është kthyer në kryefjalën e mediave greke, sidomos pasi figurat më të rëndësishme të politikës greke shigjetojnë me deklarata të forta Shqipërinë. Së fundmi, në një intervistë për mediat e huaja, Ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale në Greqi, Adonis Georgiadis ‘kërcënoi’ se do të bllokonte financimet për Shqipërinë dhe se do të paguajë një çmim shumë të lartë. Ai paralajmëroi Shqipërinë me një gjuhë të ashpër nëse nuk bëhet betimi i Belerit, Shqipëria do të ketë pasoja për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

"Ta harrojë paratë nga BE nëse pengon betimin e Beleri. Shqipëria do të harrojë paratë nga Europa nëse Fredi Beleri nuk betohet si kryebashkiaku i Himarës. Shqipëria do paguajë çmim shumë të lartë nëse vazhdon të shkelë të drejtat e grekëve.”- tha ministri i Punës në Greqi.

Kjo deklaratë e ashpër vjen pak pasi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dha një mesazh haptazi për krisjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, me protagonist kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, i arrestuar për shitblerje votash. Mitsotakis ftoi në një takim informal të gjithë krerët e Ballkanit Perëndimor dhe përjashtoi Ramën, ndërsa ftesa e tij u refuzua nga Presidenti Bajram Begaj.

Lidhur me këtë zhvillim, Ministri u shpreh se tregon vendosmërinë e palës greke për të zgjidhur çështjen Beleri.

“Vendimi i Kyriakos Mitsotakis për të ftuar të gjithë të tjerët, përveç Ramës, mendoj se tregon se çështja e Fredi Belerit nuk po kalon aspak pa pengesa në qeverinë greke”, tha ministri.

Mospjesëmarrja e Shqipërisë në darkë, vjen në një kohë kur Tirana dhe Athina zyrtare janë përplasur për çështjen e Fredi Belerit.

Nga njëra anë është qeveria greke që kërkon lirimin nga qelia të kryebashkiakut të Himarës dhe nga ana tjetër qëndrimi i pandryshuar i Ramës, i cili arrestimin dhe hetimin e Belerit në akuzë për blerje të votave, e quan çështje të drejtësisë në të cilën Greqia nuk duhet të ndërhyjë

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/08/2023 03:06

    Dhe ne mbetem per eurot e BE! Nuk e shikon ky qiria forcimin e lekut mbi monedhat e tjera.Nuk maten vetot e Greqise me /cunat shqiptare/ qe po sjellin e dergojne euro ne Shqiperi me te gjitha menyrat.

    Përgjigju
  • Dulja Fasulja: 21/08/2023 19:16

    Mos, mos! Balli i kazanit...nuk e çajmë t.r.a.p.i.n fare për ju o grekër, mos harroni se keni nja 1.5 milion shqiptarë dhe arvanitas aty! Ju nuk mund të flisni fare për drejta njeriu sepse dënoheni nga autoritet ndërkombëtare çdo vit sepse NUK I KENI FIRMOSUR, si prsh njohja e minoriteteve, Shqipëria i njeh kurse ju nuk i njihni minoritetet sepse do dilte e vërteta skomode, mbi 10% të popullsisë së Greqisë janë shqiptarë!

    Përgjigju
  • Janullatos: 21/08/2023 17:01

    Ik o andonis se nuk ta kanjeri nevojën për paret tuaja me presion nuk mbrohet nje kriminel

    Përgjigju
  • valter: 21/08/2023 16:43

    Situata e ngjajshme si Kosova me Serbine dhe Shqiperia me Greqine..por,por dallim nga Rama qe fuste hundet ne marreveshje e cilla perfundoj si leter higjijenike dhe pastaj e revokoj mbledhjen me qeverine e Kosoves ,vetem nje dite para saj..Per dallim nga Rama Kurti apsolutisht nuk ka fole asnje rresht.dhe perkrah ne qdo element shqiptaret,ndersa Rama u bere vellau i Vuqiqit..Ne funde te dites ,nese ka fakte Bejlerin duhet denue,ndersa Greqia le te leh sa te don,duhet tregue vendin Grekut dhe pik...ashtu,ashtu Shqiperia o behet antare e EU ne grup me te tjeret nese jo nuk behet per 80-100 vite.

    Përgjigju
  • edmond (koder rreshen): 21/08/2023 13:07

    Ky ka nje ngjashmeri identike me Murrizin e Lushnjes,se e kan zerin identik njelloj,por ne dy gjuh te ndryshme !

    Përgjigju
  • Andoni: 21/08/2023 13:01

    Kyle Andoni e ka gruan bujare e njoh vete personalisht e leshon doren ku e ku

    Përgjigju
  • Agron Dalipaj: 21/08/2023 11:21

    Nuk i duam leket tuaj, ne pa buk, rrim pa pune, vijm e ju shesim drogen e ju grabisim. Sken nevoj per leke na. Po te duam jua marrim....

    Përgjigju
    • Viki: 21/08/2023 13:49

      "Qytetari" si gojorsi ripjelljes.... Fal te ripjllurve dhe foltorsve e florinit... eshte ky kercenim.

    • Qytetari: 21/08/2023 12:23

      Mos ja vini re ketij se eshte gojore e foltores dhe likes se lirise. Fshij buzet kur del e flet ketu o Gojors Ironik.

    • Kafsha: 21/08/2023 11:23

      Analfabet do vdesesh

  • Rexhi: 21/08/2023 11:18

    Per cfare lekesh e ke fkalen o Z. Minister, per leket qe EU ju ka dhene borxh per te mbijetuar.

    Përgjigju
  • Alban: 21/08/2023 11:00

    Qelbesirat e Halelladhes vazhdojne ende me politikat e tyre shoviniste dhe anti shqiptare.I duhet thene JO! ketyre kercenimeve dhe nenshtrimit nen emer te 'BE'.

    Përgjigju
    • Reg: 21/08/2023 12:26

      Te lumte goja!

  • dule@: 21/08/2023 10:59

    Kjo eshte Greqia Mikja e madhe e Shqiperise. Morracaket e Europes bejne presion. Te kerkohet rikthimi i cameve...

    Përgjigju
  • Grupi: 21/08/2023 10:56

    Cilat para do bllokoje ky? Ato qe vodhen per vete dhe shkuan ne krize? Nese shqiperia perkulet perpara ketij presioni te piset, atehere reforma amerikane ne drejtesi ka deshtuar. Ka deshtuar shteti shqiptar, ka deshtuar shqiperia.

    Përgjigju
  • Nacionalisti: 21/08/2023 10:23

    Grek jeni te qelbur fuck

    Përgjigju
  • Dodona: 21/08/2023 10:19

    Sa shtet i pafuqishem qe jemi na bejne presion keta pypsaret e be-s, hahaha

    Përgjigju
    • Qytetari: 21/08/2023 12:26

      Vetem nje foltore si puna jote lidh te berit presion me fuqi. Po, eshte e vertet, Greqia po na ben presion. A po ulemi para presionit dhe po e lirojme Fredi Ordinerin? Jo. Kjo tregon qe jemi shtet me dinjitet. Ndryshe nga padronet e tu qe e perkrahen Fredi Llumin si kandidat dhe qe gjithe jeten kane qene anti shqiptare.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë