Kërkesa e PD dhe LSI për ripërsëritje të zgjedhjeve/ Klosi: E palogjikshme dhe jo ligjore! Fleta e votimit me numra e çuditshme, mu duk sikur u ngatërrova gjatë votimit

TIRANË- Të palogjikshme dhe jo ligjore, e ka cilësuar ministri i Turizmit, Blendi Klosi kërkesën e PD-së dhe LSI-së për ripërsëritje të zgjedhjeve të 25 prillit. I ftuar në emisionin "5 pyetjetet nga Babaramo", Klosi, njëherazi edhe drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Beratit, u ktheu përgjigje edhe akuzave të kundërshtarëve që janë blerë votat. Një gjë e tillë, sipas tij nuk qëndron teksa tha se nuk do e shqetësonte aspak fakti nëse në Berat do të rinumëroheshin votat, duke shprehur bindjen se ky proces ka shkuar pa manipulime.

"Kërkesa nuk është logjike dhe ligjore. Kam parë ato të LSI dhe janë gjëra fare që s'kanë lidhje me përsëritje, por problematika të vogla të evidentuara nga qv dhe grupet e numëruesve. Asnjëherë opinioni publik nuk blihet me para dhe rezultati është ai që prisnim, të gjitha sondazhet na nxirrnin fitues. (...) Le t'i rinumërojnë votat në Berat, nuk kam asnjë merak për këtë proces", tha Klosi.

Në ndryshim nga pjesa më e madhe e mazhorancës, ai është shprehur hapur kundër fletës së votimit me numra, siç ishte në 25 prill. Kjo sepse sipas tij sillte ngatërresë të votuesve, siç edhe ka ndodhur. Madje ai ka zbuluar se edhe ai vetë është ngatërruar teksa ka votuar.

"Fleta e votimit ishte pak e çuditshme për hir të së vërtetës, se dhe unë kur votova mu duk sikur u ngatërrova këtu në Tiranë, se aty në Berat kisha gjithë kohën që flisja rreshti i fundit, rreshti i fundit, kur erdha këtu në momentin e fundit pashë që nuk ishte rreshti i fundit PS-ja, por ishte i 12-ti dhe jo i 13-ti. pra ishte një fletë me një lloj problematike qe nuk e di si do e diskutojnë kolegët në reformimin e fletës së votimit, në qarkun e Beratit doli me 5200 fletë të pavlefshme që ishte një numëri i konsiderueshëm", tha Klosi. 

Fakti që nuk ka pasur manipulim të procesit të votimit apo numërimit, Klosi liston disa argumente.

"Qendra e votimit që nga evidentimi dhe vendosja e gishtit të çdo votuesi dhe procesi është i gjithi i regjistruar dhe nën monitorimin e kamerave, partitë mëqenëse fara ishte garë deri në kutitë te fundit, forcat politike ishte atje, kishte dhjetëra vëzhgues dhe lufta bëhej për çdo votë, nuk dyshojmë që gjatë numërimit të votave të ketë pasur qoftë edhe në një fletë të vetme", përfundoi ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:27
Rama e vendosi të 5-tin në Berat për 'ta hequr qafe'? Klosi zbulon mesazhin për kryeministrin

 

Renditjen i 5-ti në qarkun e Beratit, Blendi Klosi ka zbuluar se e ka kërkuar vetë personalisht, edhe pse në zgjedhjet e kaluara PS kishte marrë vetëm 4 mandate. Një gjë e tillë, Klosi tha se nuk ishte një taktikë e Ramës "për ta hequr qafe", por një objektiv i tij personal për të arritur këtë rezultat.

"Arsyeja pse ne fituam është puna, ne punuam shumë që nga 2017 kur humba mandatin e pestë për disa qindra vota, që i shkuan LSI, kur të gjithë gëzonin në Tiranë atëherë, unë nuk shkova, edhe pse Rama foli mirë, por unë nuk ndjeja që arrita suksesin për të arritur 5 mandate në Berat. Unë e kërkova vetë që të isha i pestë, mendoja se donte një sakrificë shumë të madhe, jo se donte që unë të largohesha. Kishte ardhur koha që në Berat që të merrnin 5 mandate. Gara është shumë e bukur dhe me shumë emocion", tha Klosi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës