Ndonëse ishin divorcuar prej dy vitesh, ish-bashkëshorti nuk e le rehat ish-gruan. Me telefonata pa fund dhe mesazhe në rrjetin social, Facebook, F.D, 28 vjec i kërkon ish-bashkëshortes G.M 27-vjeç, favore seksuale.

Ngjarja është shënuar në Durrës ku menjëherë pas kallëzimit të bërë nga G.M 27-vjeçare policia ka nisur procedimin penal ndaj F.D 28-vjeç që për blutë e këtij qyteti është i skeduar edhe më parë për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, filluan proçedimin penal në ngarkim të shtetasit, F.D. 28 vjeç, banues në Durrës.
“Shtetasi i mësipërm, në një periudhë dy vjeçare pas divorcit  me shtetasen G. M. 27 vjeçe ka kanosur përmes telefonit dhe rrjetit social Facebook duke i kërkuar  të kryejë marrëdhënie intime për favore seksuale”, citon Policia.

Për policinë, F.D. rezulton person me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës dhe dhunë në familje.

"Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”dhe”Kanosja”parashikuar në nenet 275 dhe 84 të Kodit Penal", shton policia.

Redaksia Online
(d.b/F.T/shqiptarja.com)