'TIMS' dhe PPP me sterilizimin, Konferenca e kryetarëve ja kalon vendimin Kuvendit për 2 kërkesat e opozitës për Komision Hetimor! Bardhi: Antikushtetues

Në mbledhjen e parashikuar nga Konferenca e Kryetarëve mazhoranca nuk është pajtuar me 2 kërkesat e depozituara nga opozita për ngritjen dy Komisioneve Hetimore.

Ndonëse nuk u mor një vendim kundërshtues, por iu kalua seancës plenare për të vendosur, kreu i grupit Parlamentar Gazment Bardhi e cilëson si vendim antikushtetues. Ashtu siç e parasheh edhe Kushtetuta, çdo kërkesë me më shumë se 35 deputetë për ngritjen e një Komisioni Hetimor do duhet të aprovohet, thekson Bardhi.

Ai gjithashtu shton se mazhoranca nuk paraqiti argumente por justifikime, pasi sipas ky minimin i opozitës nga ana a pozitës ndodh prej 1 viti e gjysmë.

“Pa asnjë surprizë, siç kanë vepruar për një 1 vit e gjysmë, mazhoranca vendosi të mos japë konsensusin për ngritjen e Komisionit Hetimor, është antikushtetuese sepse Kuvendi e ka detyrim.”- thotë Bardhi.

Në përgjigje të Bardhit ka reaguar edhe ministrja Spiropali e cila thotë se Komisionet Hetimore nuk janë estrada politike. Spiropali thekson se nuk mund të ngrihen Komisione pa objekt të veçantë siç e kërkon ligji, në shkelje të parimeve të ndarjes dhe balancës së pushteteve, parimit të prezumimit të pafajësisë, parimeve kushtetuese, apo t'i mbivendosen hetimeve të drejtësisë.

Kërkesa e parë u depozitua  për ngritjen e komisioneve hetimore për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS ndërsa tjetra për 4 koncensionet e sterilizimit në shëndetësi.  

45 deputetë të PD dhe opozitës kërkuan ngritjen e dy komisioneve hetimore për skandalin e ndërhyrjes në sistemin TIMS dhe të dhënat personale, si dhe për 4 kontratat e koncesionit në fushën e shëndetësisë.

Skandali i publikimit të pagave dhe të dhënat personale rrezikoi  stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve. Këto të dhëna u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale ku përfshinte të dhënat e pagave të mbi 650 shqiptarëve, numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:35
Mazhoranca nuk pajtohet me PD në Konferencën e Kryetarëve, Spiropali: Komisionet Hetimore s’janë estrada politike

1695990986_3839562638759305672327129056610303887208341n.jpg

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spirpali ka komentuar mospajetimin e mazhorancës me opozitën për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Spiropali thotë se Komisionet nuk mund të konsiderohen si estrada politike.

“Komisioni Hetimor është instrument parlamentar nga më të rëndësishmit.

Komisionet nuk mund të jenë estrada politike, pa objekt të veçantë siç e kërkon ligji, në shkelje të parimeve të ndarjes dhe balancës së pushteteve, parimit të prezumimit të pafajësisë, parimeve kushtetuese, apo t'i mbivendosen hetimeve të drejtësisë.

Komisionet hetimore ndër vite kanë prodhuar ripunime foltoresh partiake, pa produkt ndryshimesh ligjore, institucionale apo administrative, pa marrë parasysh interesin publik, pa asnjë lloji konsensusi apo dobie publike.

T'i kthejmë Kuvendit instrumentin e Komisionit Hetimor, duke punuar me konsensus për ndryshimet ligjore, duke reflektuar jo vetëm vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por edhe në reflektim të nevojës për ta ngritur Kuvendin e Shqipërisë në lartësinë e funksionit kontrollues të pushteteve.”- thotë Spiropali.

Ora 13:14
Mazhoranca nuk pajtohet me PD në Konferencën e Kryetarëve për ngritjen e 2 Komisioneve Hetimore, Bardhi: Antikushtetuese, minim i opozitës

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi e ka cilësuar si antikushtetues vendimin e mazhorancës për t’u mos pajtuar me opozitën lidhur me dy kërkesat e depozituara për ngritjen e 2 Komisioneve Hetimore.

“Depozituam dy kërkesa për ngritjen e dy Komisioneve Hetimor, i pari kishte të bënte me skandalin që ka marrë shqetësimin e SHBA, me ndërhyrjet e paligjshme me sistemin TIMS. E dyta lidhet me mungesën e përfitimeve shëndetësore në zbatim të kontratës koncensionare.

45 deputetë ju drejtuam Kuvendit për ngritjen e një Komisioni Hetimor, sipas Kushtetutës, Kuvendi është i detyruar kur e kërkojnë jo më pak se 35 deputetë.

Pa asnjë surprizë, siç kanë vepruar për një 1 vit e gjysmë, mazhoranca vendosi të mos japë konsensusin për ngritjen e Komisionit Hetimor, është antikushtetuese sepse Kuvendi e ka detyrim.

Argumenti i parë nga kolegët e mazhorancës, lidhej me faktin se ne kërkonim 4 kontrata dhe e konsideruan shumë të gjerë si çështje, se ata kanë shumë punë.

Në fakt të 4 kontratat lidhen me një çështje të vetme, me ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Për aq kohë sa janë miratuar nga qeveria me vlerë 450 mln euro, ne propozuam që të verifikohet, së pari si janë lidhru kontrata dhe si do zbatohen. Të dhënat e verifikimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit kanë provuar për pagesa për shërbime që qytetaret nuk i përfitojnë.

Ndërsa për sistemin TIMS, që s’ka qenë thjesht shqetësim nga ne por nga SHBA. Ne e kuptojmë që Rama dhe mazhoranca nuk ka interes të zbulohet, kjo gjë sepse do të provohej fshehja e udhëtimeve të eksponentëve politike me eksponentë të krimit të organizuar. Kjo ka qenë arsyeja e ndërhyrjes në TIMS.  Më vonë do keni edhe një reagim të opozitës.”- tha Bardhi.

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!