Kërkesë për shpronësim e marrje në
përdorim të përkohshëm,për interes publik
PDF/Lista e personave qe do te shpronesohen

Kërkesë për shpronësim e marrje në<br />përdorim të përkohshëm,për interes publik<br />PDF/Lista e personave qe do te shpronesohen
Ministria e Energjisë dhe Industrisë shpall kërkesën për marrjen në përdorim të përkohshëm dhe vendosjen e servitutit të përhershëm të kalimit, për pasuritë e paluajtshme që preken nga ndërtimi i Korridorit të Ndërtimit (pjesa e dytë), i Sistemit të Gazsjellësit (pjesa e dytë) në zonat Korçë, Devoll, Berat, Skrapar, pjesë e projektit TAP.
 
Subjekti kërkues i kësaj kërkese është Trans Adriatic Pipeline AG Shqipëri, shoqëri, e cila do të zhvillojë një tubacion të gazit natyror përmes territorit të Republikës së Shqipërisë. Me anë të këtij publikimi, kërkojmë të vemë në dijeni personat, të cilët preken nga ky shpronësim, sipas listave emërore bashkëlidhur, mbi masën e vlerësimit të llogaritur në zbatim të Ligjit të Posaçëm nr. 116/2013, datë 15.04.2013, në përputhje me Planin e Rehabilitimit të Jetesës.
 
Personat që preken nga ky projekt, të cilët kanë emrat në listën emërore të publikuara, si dhe personat, të cilët preken, por nuk figurojnë nw kwto lista brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës, si dhe të shprehen nëse janë dakord me të dhënat e publikuara për përfundimin e procedurave të shpronësimit dhe marrjes në përdorim të përkohshëm.
 
Lutemi pronarëve dhe personave që pretendojnë pronësinë mbi pasuritë që preken nga ky projekt, të dorëzojnë çdo dokument që disponojnë pranë ZVRPP-së përkatëse, mbi saktësimin dhe konfirmimin e pronësisë, sipërfaqeve, mungesat e dokumentacionit, etj.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës