Arbitri i njohur i Superligës, Laver Alla ka lënë pas bilbilin dhe ka veshur kostumin e zjarrfikësit për t'u ardhur në ndihmë grupeve të shpëtimit tek rrënojat e hotel 'Mira Mare' në Durrës. Lushnjari është parë teksa kërkonte edhe ai në rrënojat dhe shkruan në faqen e tij në Facebook: 

"Vazhdojmë të Hotel Mira Mare akoma. Shpresojmë të gjejmë njerëz të gjallë pas një personi që shpëtoi para disa minutash." 

 


Lajmi kryesor:

HERONJTË/ Në luftë me kohën, dy videot më të bukura të shpëtimit të dy personave që ishin nën rrënoja