Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare janë prangosur ne vendet ku fshiheshin dhe së shpejti pritet ekstradimi i tyre.
Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme bëjnë me dije se në Francë është arrestuar 40 vjecari Alban Skonja banues në Durrës. Për Skonjën, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. 40 vjecari. akuzohet se në bashkëpunim me një tjetër person kanë planifikuar vrasjen e dy personave G. H. dhe A. H., duke siguruar automjete, armë zjarri dhe apartamente me qira, por nuk kanë mundur ta realizojnë vrasjen e tyre. Gjithashtu, Alban Skonja akuzohet se më datë 2 korrik 2023, në rajonin e Balarus, Francë, është përfshirë në një rast të marrjes së një shume parash (40 000 euro), nëpërmjet kërcënimit me armë, në kuadër të bandës së organizuar.
Për këtë ngjarje, Njësia për Krimet Shëtitëse Anti Skifter në Shqipëri dhe Zyra Kombëtare për Krimet Shëtitëse Anti Skifter në Francë kanë shkëmbyer informacion, pasi dyshohej se një ndër autorët e përfshirë ishte shtetas shqiptar dhe pikerishtt Alban Skonja .
I kërkuari i dytë është kapur në Gjeorgji, ai është shtetasi turk Yalcin Hanci, 49 vjeç. Për të, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”. Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e qenieve njerëzore drejt Europës, kundrejt parave.
Ndërkohe policia gjermane ka arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin Kridens Mecollari i dënuar nga autoritetet gjyqësore në Shqipëri, me 5 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet, 6 muaj e 25 ditë), pasi më datë 06.nëntor 2021, pas një konflikti të çastit, në një lokal, ka plagosur me armë zjarri shtetasin I. Sh. Gjithashtu, Mecollai është shpallur në kërkim nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për pastrim të parave të përfituara nga këto veprimtari.
Policia e shtetit ka njoftuar ditën e sotme, arrestimin e 40 vjeçarit Alban Skonja në Francë, ku vënë në pranga për një grabitje me armë zjarri të ndodhur në 2 korrik, ndaj disa personave të cilëve u ka marrë rreth 40 mijë euro.
Alban Skonja, ishte i shpallur në kërkim nga policia shqiptare pasi gjykata e Durrësit i kishte caktuar ‘arrest me burg’ për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
40 vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin I. F. dhe shtetas të tjerë, kanë planifikuar vrasjen e shtetasve G. H. dhe A. H., duke siguruar automjete, armë zjarri dhe apartamente me qira, por nuk kanë mundur ta realizojnë vrasjen e tyre.
Por, emri i Alban Skonjës rezulton i përfshirë edhe në një tjetër ngjarje, ku mbeti i plagosur vetë ky i fundit. Në shkurt të vitit 2022, ai së bashku me kushërinjtë Gentjan dhe Andi Diva u sulmuan me armë zjarri nga 2 vëllezërit Kastriot dhe Armando Lleshaj në Mamurras pas konfliktit për një femër.
Dy grupet nisen debatin në qendër të Mamurrasit dhe më pas morën automjet dhe në ecje e sipër vëllezërit Lleshaj qëlluan në drejtim të mjetit tip Hundai ku ndodheshin tre personat e tjerë bashkë me vajzën.
Pas arrestimit të tij në Francë, pritet ekstradimi i Alban Skonjës drejt Shqipërisë ku do t’i caktohet dënimi për veprat penale për të cilat akuzohet.
5 vjet denim per plagosje me arme zjarri. Duhet arrestuar dhe gjykatesi qe ti bej shoqeri ne qeli se duket qe jane shoke per koke.
Përgjigju