Kërkohet trofeu pas 23 vitesh, Thomas Brdaric: Vllaznia do finalen, gati për titullin kampion

Kërkohet trofeu pas 23 vitesh, Thomas Brdaric: Vllaznia do finalen, gati për titullin kampion

Thomas Brdaric (djathtas)

Egnatia - Vllaznia, ky është dueli i së dielës në 20:00 në "Air Albania" (Tiranë). Sfida vlen për gjysmëfinalen e dytë të "Final 4", formatit që do vendosë edhe titullin kampion në Superligën e futbollit për sezonin 2023-24.

Për mediet para ndeshjes foli trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric. Nga grumbullimi i Vllaznisë, kroato-gjermani thotë se janë të plotë dhe kërkojnë të fitojnë kundër Egnatias, për të siguruar më pas edhe finalen kundër Partizanit. "Demat" fituan 1-0 në përballjen me Skënderbeun.

"Atmosfera? Është shumë e mirë, ne jemi para një sfide shumë të madhe dhe duam ta kalojmë këtë duel. Duam të punojmë për avantazhet tona në këtë ndeshje. Për këdo është speciale dhe jemi shumë të motivuar.

Egnatia? Përballemi me ta me idetë më të mira. Detyrat janë të ditura, kemi luajtur kundër tyre në të tjera rrethana. Ndeshja në "Air Albania" është e hapur dhe duam finalen.

Duhet fitorja? Ne jemi në balancë të mirë, kemi gjithë ekipin të gatshëm dhe na jep siguri. Duhet të punojmë mirë në mbrojtje dhe sulm. Kemi punuar për planin e ndeshjes dhe shpresojmë për sukses.

Kujtime të bukura në Air Albania? Na ndihmon, por është një tjetër kompeticion. Ne jemi gati për "luftë" dhe situata është ndryshe për këdo ekip. Nuk është e lehtë të luash për barazim, të dyja ekipet do kërkojnë fitoren.

Idetë në ekip? Është kohë e shkurtër për secilën ide. Kemi disa principe për lojën sulmuese dhe mbrojtëse. Lojtarët kanë mësuar shpejt, por duhet të jemi të thjeshtë. Fizikisht nuk është e lehtë të punosh, por kemi fokusin te gjërat e lehta.

Pika më e fortë e Vllaznisë? Mentaliteti dhe qëndrimi bashkë. Nuk na duhen 11 lojtarë, na duhen të gjithë me mendjen e duhur. Askush s'e di kur do jetë në fushë për mbështetje.

Ëndrra për titullin pas 23 vitesh? Është mirë të kesh ëndrra. Të gjithë tifozët e kanë këtë ëndërr. Ta bëjmë për tifozët, për Vllazninë, për të gjithë. Ky është një objektiv dhe jemi para këtij objektivi.

Tifozët dhe autobusa pa limit? Jam i lumtur që shumë tifozë do vijnë për të na mbështetur. Vetëm bashkë mund të arrijmë objektiva të mëdha. Na duhet fati në momentin e duhur, të ëndërrojmë për të. Hap pas hapi do shkojmë te trofeu, kemi dy ndeshje. Ne shkojmë për titullin", tha Thomas Brdaric.

Prej 2001, Vllaznia ka 23 vjet që pret një titull kampion në Shkodër dhe janë dy ndeshje larg këtij objektivi. Për t'u theksuar se në duelin me Egnatian, Vllaznia duhet të fitojë pas 90 minutash pasi në rast të një barazimi do jenë rrogozhinasit që kalojnë në finale, kjo për shkak të renditjes më të mirë në sezonin e rregullt.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kiras: 18/05/2024 13:06

    Mos u ngutni? Loja dhe arbitrat do ta tregojnë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

'Malet tona më të larta, ujërat tona më të kaltra!' Meta shfaqet duke u hedhur me kokë në lumin Shala, teksa filmohet nga Bes Kallaku

'Malet tona më të larta, ujërat tona më të kaltra!' Meta shfaqet duke u hedhur me kokë në lumin Shala, teksa filmohet nga Bes Kallaku