Kërkoi daljen nga qelia e regjimit të rreptë '41 BIS', Gjykata e Lartë rrëzon Emiljano Shullazin! Avokatja: Kemi kërkuar dorëheqjen e gjyqtares së çështjes

Emiljano Shullazi do të mbetet në qelitë e regjimit të egër ’41-BIS’. Gjykata e Lartë ka rrëzuar pretendimet e tij për ta liruar nga kjo qeli, duke lënë në fuqi vendimin që të qendrojë në regjimin e sigurisë së rreptë. Avokatja amerikane e Emiljano Shullazit, Lambrini Nasiss thotë se në seancë gjyqësore i është mohuar e drejta e fjalës megjithëse është e legjitimuar si mbrojtëse nga gjykata.

Më tej gjatë një prononcimi për mediat, Nasiss tha se tashme ato po presin një përgjigje nga Gjykata e Lartë, pasi kanë kërkuar dorëheqjen e gjyqtares Miliana Muça, ndërkohë që është refuzuar nga kryetarja e gjykatës dorëheqja e saj dhe tashmë është bërë rekurs.

Avokatja Nasiss nënvizoi se refuzimi për dorëheqjen është një veprim më standarde të dyfishta dhe se pasi në raste të ngjashme është vendosur që të dorëhiqet. Avokatja theksoi se për këtë i janë drejtuar institucioneve ndërkombëtare si OPDAT dhe nëse do të jetë e nevojshme do t’i drejtohen edhe gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg

‘E drejta e fjalës më është refuzuar, ndonëse jam e legjitimuar si mbrojtëse nga gjykata. Po pres një përgjigje nga Gjykata e Lartë që e gjithë mbrojta ka bërë për dorëheqjen e gjyqtares dhe duke qenë se kryetarja e gjykatës e ka refuzuar dorëheqjen e gjyqtares Miliana Muça dhe kemi bërë rekurs në Gjykatës e Lartë dhe po presim përgjigje. Jam në dijeni se ky është një veprim me dy standarde pasi në raste të ngjashme gjykata ke vendosur që të dorëhiqet dhe në këtë rast jo. Ky është një proces jo i drejtë dhe për këtë i jemi drejtuar institucioneve ndërkombëtare për çdo parregullsi që është bërë.  Në apel i jemi drejtuar misionit OPDAT që po monitoron Reformën në Drejtësi. Nëse do të jetë e nevojshme do t’i drejtohemi edhe gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg.’- tha Nasiss.

Grupi i Shullazit është duke u përballur me drejtësinë në Gjykatën e Apelit të Posacëm pasi është i dënuar nga shkalla e parë për "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie", kryer në bashkëpunim, "Kanosje për shkak të detyrës" në bashkëpunim, "Grupi i strukturuar kriminal".

Prej 1 gusht Banda e Emiljano Shullazit, por edhe Arbjon Aliko dhe Genci Balla janë të dënuarit e parë që provojnë qelitë e izolimit. Transferimi i Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit, Gilmando Danit, Endrit Zelës dhe Endrit Qyqjes nga qelia e zakonshme e vuajtjes së dënimit në atë të izolimit sipas rregullave të reja në fuqi, pas deklaratës së drejtuesve më të lartë të shtetit për nisjen e regjimit '41-bis'. 

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Amnistia e gjobave, Berisha ‘harron’ borxhet e së shkuarës! Propozimi i PD: Të falen faturat e prapambetura të dritave dhe ujit

Amnistia e gjobave, Berisha ‘harron’ borxhet e së shkuarës! Propozimi i PD: Të falen faturat e prapambetura të dritave dhe ujit