Me kërkesë të tij, ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është marrë sot në pyetje nga SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit, kohë kur ishte zv.kryeministër i Sali Berishës. Pas dëshmisë së dhënë prej rreth 2 orë e gjysmë është larguar nga ambientet e SPAK drejt '313-ës',
Gazetarja e Report Tv Keti Banushi mëson që Meta të ketë dëshmuar se amerikanët dhe shërbimet inteligjente ishin në dijeni të skenarit të dhunshëm të organizuar nga Edi Rama, për të patur viktima. Lidhur me provat që ai disponon, ish-presidenti orientoi organin hetues të kryejë kontrolle dhe të sekuestrojë materialet që ndodhen pranë institucioneve përkatëse dhe që konsiderohen të klasifikuara.
Ka qenë vetë Ilir Meta që i kishte kërkuar SPAK të pyetej mbi hetimet për krimin shtetëror të 21 janarit, dosje që po hetohet prokurori Alfred Shehu.
Protesta e 21 Janarit, ku 4 protestues u vranë me plumbat e shtetit gjatë qeverisjes Berisha, ndodhi pas publikimit të një video skandali mes zv.kryeministrit të asaj kohe Ilir Metës dhe Dritan Priftit. Në filmimin prej 12 minutash, dëshmohej pazari mes zv.kryeministrit Ilir Meta dhe Dritan Priftit, në atë kohë ministër, për 700 mijë euro në këmbim të koncesioneve dhe licencave për një hidrocentral.
Hetimet për krimin shtetëror të 21 janarit nisën nga SPAK korrikun e vitit të kaluar, pas regjistrimit për veprat penale të vrasjes në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, shpërdorim detyre dhe pengim të drejtësisë.
Ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha, e më pas ish Kryeministri Sali Berisha janë dy figurat kryesore, edhe në atë ngjarje, që janë thirrur deri më tani për t’u marrë në pyetje. Pak ditë më parë, SPAK mori në pyetje edhe ish-presidentin Bamir Topi.
Lajmi në përditësim...
Komente











Dhe ky na qenkesh info.qe do te jepte Meta ne SPAK!!! Une mendova qe do te informonte ndonje gje shume interesante ne kembim te ndonje lehtesimi te situates ku ndodhet sot,por e gjitha kjo ishte nje flluske sapuni,ishte vetem nje perpjekje qe me nje gur te godase dhe Ramen dhe amerikanet.Like,qe amerikanet e dinin qe do te kishte protesta, pse ishe ndoshta i pari qe u kape me ze e figure duke bere pazare,kjo nuk ishte ndonje gje e re e misterioze,qe ngjarjet mund te merrnin nje kthese tjeter edhe kjo eshte dicka e parashikueshme per ta,per vendet ballkanike si joni.A nuk e ke vene re se sa here ka protesta,ambasada u kerkon shtetasve te saj te qendrojne larg prej tyre? Si mendon,pse ua kerkon? Ik o Like,ngroh krevatin e burgut e numero yjet nga dritarja e qelise,por mos u konsumo me gjera koti te tilla.Me vjen keq qe u morre kot 2 ore e gjysem kohe prokuroreve te SPAK-ut per deshmi te tilla!
PërgjigjuZoti Metà duhet te lirohet ne janar 2026
PërgjigjuKy është më mashtrues se prokurori popullor i SKAPIT/SKRAPIT & FOLTORE 2
Përgjigjumos u merrni me 21 janarin po me pasurite marramendse te ketij mafiozi
PërgjigjuProtesta nuk ishte e dhunshme , ti do te mbrosh veten dhe sali +lulush .Ne qofte se protesta ishte e dhunshme a kishte ndonje te vrare nga weveria ? Ju jeni gjalle dhe 4 protestues te vdekur qe I vrate ju .O like floriri kuptohet qe doni ta zvarisni gjyqin bashke me prokurorin e plepave .