Pas fshirjes dhe rikthimit të këngëve nga youtube, Flori Mumajesi ka befasuar sërish.
Flori Mumajesi i është kthyer rrjeteve sociale duke lëshuar deklarata pak të çuditshme, të cilat janë interpretuar si shenjë e një ngarkese emocionale të theksuar.
Këngëtari ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram duke shpjeguar se si një këngë e tij e përgatitur vite më parë ka mbetur akoma në arkivat e tij pa u publikuar.
Ai ndezi kompjuterin e tij të vjetër ku ka të ruajtur po atë këngë dhe sqaron se ka kërkuar ndihmën e mikut të tij DJ Vik Kraja i cili po punonte në rikthimin e këngës.
Në videon që ai ka ndarë, DJ thotë se kënga do të publikohet ‘sonte sa më parë’.