Zbulohet historia e dashurisë së Flor Mumajesit, i lidhur me bashkëshorten e qeveritarit të njohur shqiptar

Zbulohet historia e dashurisë së Flor Mumajesit, i lidhur me bashkëshorten e qeveritarit të njohur shqiptar

Flori Mumajesi

Historia e dashurisë së Flor Mumajesit dhe Elvana Gjatës është folur e stërfolur në media gjerë e gjatë, ndërsa ndarja e tyre e bujshme vazhdon të diskutohet në publik.

Madje, fansat e dyshes kanë shpresuar prej kohësh se ata janë rikthyer me njëri-tjetrin, ndërsa çdo baladë të Florit e marrin si dedikim për Elvanën. Flori vërtetë shpreh zemrën në rreshta tek të gjitha këngët e tij dhe ia njohim të gjitha vuajtjet, por ju tregojmë se nuk janë për Elvanën!

Prej kohësh tashmë, ai po jeton një histori të re dashurie me një personazh që jo pak e njohin në publik. Burime ekskluzive për “iconstyle.al” tregojnë se kantautori është në një lidhje me bashkëshorten e një qeveritari shqiptar.

Ndaj edhe postimet e fundit të Florit ku shfaqej i prekur, i dashuruar, i lënduar, emocional teksa tentoi të fshinte këngët e tij, vinin të gjitha nga uljet e ngritjet e marrëdhënies së tij të fundit që ka trazuar paksa ujërat.

Disa vite romancë e kanë bërë Florin të hedhë në letër ndjenja të forta, duke i sjellë në formën e projekteve që publiku i dashuron.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Enigma florit: 31/03/2023 10:42

    Me gruan e Blendi Klosit . E ka dashur qe beqare pa u martuar me Blendin. Kinge ajo elegante e gjatë ekonomiste ne Klan

    Përgjigju
  • Termeti: 24/11/2022 20:50

    Mua me duket eshte lidhur me Arditin. Po te quhet Arditi qeveritar po.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet