Kërkon të artën, federata e mundjes ankimon në CAS rezultatin e Valiev në çerekfinale! Pak shpresë për ndryshimin e vendimit

Kërkon të artën, federata e mundjes ankimon në CAS rezultatin e Valiev në çerekfinale! Pak shpresë për ndryshimin e vendimit

Ndeshja mes mundësit Valiev dhe Razambek

“Mendoj se është bërë një padrejtësi me Chermenin se sot mund të kishim një medalje ari dhe një bronzi, por këto dy medalje kanë shijen dhe aromën e arit,”-tha Sahit Prizreni, president i federatës shqiptare të mundjes.

Pas kësaj deklarate të dhënë për Report TV, federata shqiptare e mundjes ka ankimuar në gjykatën më të lartë sportive CAS, rezultatin e ndeshjes çerekfinale në Olimpiadën e Parisit, mes mundësit i cili përfaqësoi Shqipërinë Chermen Valiev dhe uzbekut Razambek. Ky i fundit fitoi me pikë teknike 6-5, por sipas federatës shqiptare të mundjes vendimi i arbitrave ishte i padrejtë.

Pavarësisht ankimimit në CAS në federatën e mundjes e dinë se ndryshimi i rezultatit është thuajse i pamundur, por këtë hap e ndërmorën si shenjë reagimi dhe proteste për atë që ndodhi në tapetin e mundjes.

Për fatin e Shqipërisë Valiev u ripeshkua dhe një ditë më pas, më 10 gusht fitoi dy ndeshjet që i siguruan Shqipërisë medaljen e parë historike në Lojërat Olimpike, edhe pse e bronztë. Bashkë me Valiev, medalje të bronztë për Shqipërinë më 11 gusht mori edhe mundësi Islam Dudaev, i cili garoi në kategorinë 65 kilogramë.

Për këto arritje që shënojnë sportin shqiptar, ekipi Olimpik një ditë më parë u prit me ceremoni zyrtare në aeroportin e Rinasit, ndërsa mundësve të cilët nderuan flamurin kuqezi përveç shpërblimit monetar prej 5 milionë lekësh u është premtuar edhe nga një apartament në kryeqytet.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha bisedon me ambasadorin turk për fushën e sigurisë: Partner kryesor, bashkëpunim dinamik

Ministri Hoxha bisedon me ambasadorin turk për fushën e sigurisë: Partner kryesor, bashkëpunim dinamik