Kerry: Aleanca amerikano-koreanojugore më e fortë se kurrë

/ATSH-DPA/ - Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut janë më të forta se kurrë, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry gjatë një vizite në Seul.
"Vizita zhvillohet në ndërkohë të kërcënimeve në rritje nga Koreja e Veriut", njoftoi agjencia koreanojugore e lajmeve, Yonhap.
"Nuk ka asnjë inç, asnjë centimetër apo një dallim mikroskopik mes SHBA-së dhe Republikës së Koresë përsa i takon provokimeve të Koresë së Veriut dhe programit të saj bërthamor", tha Kerry në një konferencë shtypi me homologun e tij koreanojugor, Yun Byung Se.
"SHBA është e gatshme t'i ofrojë Phenianit përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe por vetëm dhe vetëm nëse ai demonstron përkushtimin për të përmbushur të gjitha detyrimet për denuklearizimin", theksoi Kerry

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

Von der Leyen: Kina po shfrytëzon dobësinë ekonomike të Rusisë