PARIS-Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry do të takohet sot me ministrat e jashtëm nga e gjithë bota për të diskutuar zbatimin e strategjisë amerikane në luftë kundër shtetit islamik të Irakut dhe Levantit.
Rreth 40 vende, përfshirë edhe 10 shtete arabe i janë bashkuar koalicionit në luftë kundër ISIS. Kerry është shprehur shumë i inkurajuar nga premtimet e aleatëve për të luftuar grupin militant.
Konferenca e Parisit, e cila do të ndiqet nga sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Filip Hammond, mes të tjerash, do të përqëndrohet në vijën që do të ndiqet për zbatimin e strategjisë së SHBA-ve për të luftuar grupin ekstremist.
Në konferencë pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të 10 shteteve arabe që janë bërë pjesë e koalicionit, Egjipti, Iraku, Jordania, Libani, Bahrain, Kuvajti, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Konferenca e sotme ka patur edhe kritika. Irani hodhi poshtë këto bisedime duke i quajtur ‘vetëm për shoë’, shprehje kjo e pakënaqësisë së saj ngaqë nuk ishte në listën e të ftuarve. Koalicioni i udhëhequr nga SHBA u kritikua edhe nga Siria, e cila tha se planet e presidentit Obama do të dështojnë pa përfshirjen e fqinjit iraken.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com