Këshilla bukurie nga Jennifer Aniston
kështu ja arrij të jem gjithmonë në formë 

Këshilla bukurie nga Jennifer Aniston<br />kështu ja arrij të jem gjithmonë në formë 
Revista “People” emëroi aktoren Jennifer Aniston si “Gruan më të Bukur në Botë” për vitin 2016 në prill. Aktorja është padyshim një nga femrat më të admiruara në “Hollywood”.
 
Por cilat janë sekretet që fshihen pas formës së saj plot vitalitet në moshën 47-vjeçare? Natyrisht ajo ka qenë e favorizuar nga “Nëna Natyrë”, por Jennifer Aniston i kushton rëndësi të veçantë sportit dhe një diete të ekuilibruar.
 
Ha shumë fruta dhe perime bio
 Jennifer Aniston ka thënë se konsumon “sa më shumë fruta të jetë e mundur dhe perime bio”, si dhe konsumon sa më pak sheqer.
 
Pi shumë ujë
E rëndësishme për trupin tonë sigurisht që është marrja e shumë lëngjeve, sidomos ujit.

Nuk anashkalon vaktet
Sipas aktores, sekreti i vërtetë i një mendje të shëndoshë në një trup të shëndetshëm është një dietë e ekuilibruar, e cila gjithmonë ofron marrjen e të gjitha vakteve kryesore të ditës, në veçanti të mëngjesit.
 
Mëngjesi i aktores
Jennifer Aniston e fillon ditën me një gotë me ujë të ngrohtë me limon, i cili ka një funksion antioksidant dhe pastron zorrët, të cilën e ndjek me një frulatte me bajame, banane dhe qershi, ose me pluhur kakao. Kur ka nevojë për një mëngjes me kripë, Jennifer nuk heq dorë nga veza.
 
Dreka dhe darka e saj
Në drekë dhe darkë, Jennifer Aniston konsumon ushqime me bazë perimet, duke shmangur karbohidratet. Ndër pjatat e preferuara të aktores është sallata “quinoa” e bërë me avokado, kastravec, domate dhe majdanoz. Preferon shumë mollët. Ushqimi i saj i preferuar janë makaronat alla karbonara.
 
Edhe pse në përpjekjen e saj të përditshme për të minimizuar përfitimin e karbohidrateve, në fundjavë ka tendencë për të bërë disa përjashtime nga rregulli. Makarona dhe ushqim meksikan, sidomos “patate të skuqura në shtëpi”, janë ndër ushqimet e saj të preferuara.
 
Stërvitet vazhdimisht
Përveç dietës së ekuilibruar, Jennifer Aniston bën shumë sport. Aktorja stërvitet pesë ditë në javë dhe praktikon vrapin dhe jogën. Mëngjesin e nis me një seancë meditimi 10-20 minuta para se të hajë. Pas mëngjesit, me ndihmën e një trajneri personal, Jennifer shkon në klasën e spin-joga për 30 minuta dhe pastaj bën joga dhe për dyzet minuta. Pas jogës aktorja shkon në palestër për t’u ushtruar, bën biçikletë dhe pajisje kardiovaskulare./Iconstyle

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima