Këshilla dietike nga Ministria
e Shëndetësisë për Ramazanin

Këshilla dietike nga Ministria<br />e Shëndetësisë për Ramazanin
TIRANE - Ministria e Shëndetësisë për herë të parë ka publikuar në wibesiten e saj në internet për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit disa këshilla dietike për ndryshimin e regjimit të ushqyerjes gjatë këtij muaji.

Këtë vit, agjërimi për Ramazanin përkon me një periudhë të veçantë stinore me ditë të gjata dhe të nxehta. Besimtarët agjërojnë mesatarisht 16-18 orë në ditë.
 
Një ndër këshillat kryesore është qëndrimi në vende të freskëta dhe me hije për t`u mbrojtur nga dielli pasi gjatë orëve të mesditës temperaturat janë më të larta.

Duke vazhduar më tej me këshillat praktike e deri tek shembujt e ngrënjes së dy vakteve kryesore që është syfyri dhe iftari. Kështu, në vaktin e Syfyrit një dietë e ofruar nga Ministria e shëndetësisë do ishte:

Syfyr
Dy feta bukë

Omeletë me perime ose vezë të ziera fort

Feta të përgatitura nga dy perime të ndryshme

Gjizë ose djathë me erëza dhe vaj ulliri

Çaj bimor

Sasi të mjaftueshme uji të pijshëm

Ndërsa për vaktin e Iftarit do të ishte e rekomandueshme që të personat që agjërojnë të konsumojnë këto ushqime:

Shembull i një vakti – Iftar
 
Supë perimesh e gatuar në shtëpi (jo nga përgatesat që tregtohen me supë-pluhur)

Sallatë lakër ose ndonjë lloj sallate me perime të tjera sipas pëlqimit

Perime të mbushura (kungull/patëllxhan/gjethe rrushi)

Gjoks pule i pjekur

Sasi të mjaftueshme uji të pijshëm; ndërkohë që mund të shtohen për të përmirësuar shijen, edhe feta limoni apo gjethe nenexhiku
 
muaji i ramazanit 


Ndërkohë, përveç ushqyerjes në këto këshilla dietike Ministria e Shëndetësisë jep dhe rekomandime për shtimin në peshë duke i këshilluar të gjithë besimtarët që të kenë kujdes me ëmbëlsirat e tepërta.
 
Ne u drejtuam në ambjentet e Institutit të Shëndetit Publik për të biseduar me doktoreshën e ushqyerjes pranë këtij institucioni Jolanda Hyska, e cila na tregoi të gjitha këshillat dhe rekomandimet e domosdoshme që Ministria e Shëndetësisë ka publikuar në wibesiten e saj për besimtarët të cilët agjërojnë.

“Është një inciativë shumë pozitive nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe një mbështetje për të gjithë ata që agjërojnë”, tha doktoresha e ushqyerjes Jolanda Hyska.

Këshillat dietike për muajin e ramazanit e publikuar në wibesitin e Ministrisë së Shëndetësiasë është e hapur për të gjithë ata që respektojnë këtë muaj dhe ku mund të gjejnë të gjitha këshillat shëndetësore.

Besimtarët agjërojnë gjatë ditës deri në perëndim të Diellit, dhe qëndrojnë zgjuar, duke u ushqyer gjatë orëve të mbrëmjes. Si pasojë, shumë prej tyre shtojnë në peshë gjatë muajit të Ramazanit, ndërkohë që kontrolli i njerëzve me diabet bëhet më i vështirë për arsye të adoptimit të zakoneve të pashëndetshme të ushqyerjes.
 
Jeta shoqërore gjatë muajit të Ramazanit është aktive: besimtarët presin miq ose priten nga të afërm, miq e të njohur. Ndërkohë, këto vizita janë të përqendruara kryesisht përgjatë kohës së vaktit që ndërpret agjërimin, i cili është një vakt festiv.

Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024