Këshilli i Lartë i Prokurorisë vuan shërbimin e transportit. Akordon 44 milionë lekë nga buxheti për të blerë dy makina të reja.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vuan shërbimin e transportit. Akordon 44 milionë lekë nga buxheti për të blerë dy makina të reja.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një ndër institucionet e reja të formuara pas miratimit të reformës në Drejtësi. KLP, një institucion që për gati një vit, ushtroi funksionin e saj pranë godinës së Prokurorisë së Përgjithshme, tashmë është akomoduar në ndërtesën e re të “Poli-Drejtësisë” të ndërtuar me fondet e Bashkimit Europian.

Por ky institucion i ri nuk ka asnjë pasuri të trashëguar nga institucionet e “shkrira”, si pasojë e ndryshimeve kushtetuese gjatë miratimit të reformës në drejtësi. Institucioni jo vetëm që nuk kishte godinë, por nuk ka as automjete për të kryer shërbimet institucionale.

Qysh prej datës 25 gusht, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka hapur procedurat tenderuese për blerjen e dy makinave fuoristrade. Shuma që kërkohet të harxhohet për blerjen e dy automjeteve me kilometrazh zero të vitit 2020, është 44 milionë lekë të vjetra.

Me këtë shifër financiare, KLP, synon të blejë dy makina të reja, ku qëllimi është kryerja e shërbimeve institucionale për anëtarët e saj. Tenderi është hapur në 25 qershor dhe pritet që të mbyllet në 4 shtator 2020, ku pas kësaj date sigurisht do të shpallet dhe kompania fituese që do furnizojë me dy automjete Foristrada Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gim: 27/08/2020 12:31

    Boll perdoret leke te vjetra e leke te reja, ka vetem Lek ato qe shkruhen siper karmonedhave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë