TIRANË - Këshilli i Ministrave vendsoi në mbledhjen e sotme lirimin nga detyra të zv/ministrit të Mbrojtjes, z.Dritan Hila.
Gjithashtu qeveria vendosi sot edhe lirimin nga detyra të Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave, Elisa Spiropali dhe komandimin ën këtë detyrë të Irena Beqiraj.
Ndërkohë Këshilli i Ministrave mori edhe një sërë vendimesh të rëndësishme, mes të cilave shpronësimet për disa vepra publike.
Kështu qeveria vendosi shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor "Tiranë - Ndroq - Plepa (loti 7)". Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë me vlerë të përgjithshme prej 20 541 534 (njëzet milionë e pesëqind e dyzet e një mijë e pesëqind e tridhjetë e katër) lekësh.
Po ashtu qeveria vendosi shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor "Qafëthanë - Lin - Pogradec (loti 2)". Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 56 030 884 (pesëdhjetë e gjashtë milionë e tridhjetë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e katër) lekësh,
Gjithashtu u vendos për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit "Për rehabilitimin dhe gjelbërimin e zonave pranë rrethrrotullimeve dhe kryqëzimeve në segmentin rrugor Rrogozhinë-Fier". Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 300 000 000 (treqind milionë) lekësh.
Këshilli i Ministrave gjithashtu vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kazakistanit, për bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik.
Në mbledhjen e qeverisë u përcaktuan dhe afatet e masat që duhet të merren në lidhje me ankesat për gabimet dhe defektet e botimit dhe publikimit
Gjithashtu qeveria vendosi ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 8.4.2014, për çështjen "Karagjozi dhe të tjerë kundër Shqipërisë'', për ankimet: nr.25408/06 (Karagjozi dhe të tjerë); nr.49121/06 (Koco); nr.19772/07 (Shehu); nr.46685/07 (Dovrani dhe Dume); nr.49411/07 (Sallabanda dhe Hoxha); nr.27242/08 (Goga dhe të tjerë); nr.61912/08 (Tartari) dhe nr.15075/09 (Okaj).
Këshilli i Ministrave përcaktoi edhe kriteret e procedurave dhe rregullave për shfrytëzimin, në sipërfaqe dhe nëntokë, të zonave që janë ngjitur me lejet ekzistuese dhe ndryshimin e koordinatave për lejet minerare të përcaktuara në hapësirë me tri koordinata.
Gjithashtu qeveria vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë, për mbrojtjen shoqërore.
Në mbledhjen e sotme qeveria përcaktoi edhe rregullat e procedurave për konsultimin me grupet e interesit dhe publikun, si dhe dëgjesën publike gjatë procesit të vlerësimit strategjik mjedisor.
Gjithashtu qeveria miratoi procedurën dhe kriteret për pajisjen me ekoetiketë, mënyrën e përdorimit dhe vlefshmërinë e saj, dhe përbërjen e funksionimin e komisionit për lëshimin e ekoetiketës.
Këshilli i Ministrave mori sot vendim edhe për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.177, datë 26.3.2014, të Këshillit të Ministrave, "Për krijimin, përbërjen, funksionimin, përgjegjësitë dhe detyrat e komisionit të posaçëm për administrimin e ujërave ndërkufitare". /ATSH/
/Shqiptarja.com