Mazhoranca dhe opozita jashtëparlamentare kanë rënë dakord që të mbledhin sërish Këshillin Politik ditën e hënë në orën 11:00.
"Në vijim dhe të përgjigjes nga përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, mbledhja e tryezës së Këshillit Politik mbahet ditën e hënë ora 11:00", thuhet në njoftim.
Pasi përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri bëri ftesë për takim në fillim të javës, ku theksoi se i pranishëm do të jetë dhe Edi Rama, opozita jashtëparlamentare pranoi pjesëmarrjen por përballë Ramës, Lulzim Basha dërgoi sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhin. Nga opozita do të jenë edhe Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi. Pjesë e tryezës pritet që të jetë edhe përfaqësuesja e opozitës jashtë parlamentit Rudina Hajdari.
Në takim do të diskutohet për çështjet e tjera zgjedhore, por jo për ato që palët janë dakordësuar njëherë në marrëveshjen e 5 qershorit.
Lajmi kryesor:
Hapet loja me 'Listat'/ Mblidhet sërish Këshilli Politik! Rama i pranishëm, i shmanget Basha dërgon Bardhin! Takimi të hënën në 11:00












