Si pikë e parë e rendit të ditës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, me kërkesë të Aldrin Dalipit do të ishte dhe vendimi për emërtimin e një prej bibliotekave të kryeqytetit me emrin e Musine Kokalarit, gruas së parë të letrave shqipe, e cila luftoi për demokratizimin dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare.
Por pikërisht si sot, 26 vjet pas rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, demokratët refuzuan që të nderonin një prej simboleve të rezistencës antikomuniste duke zgjedhur që të largoheshin në momentin kur Këshilli do të diskutonte dhe do të miratonte këtë projektvendim.
Ironikisht ky veprim i demokratëve përkon dhe me protestën e PD-së e cila ka si lajtmotiv pikërisht 20 shkurtin e vitit 1991, por mesa duket deklaratat e shprehura në televizion nuk përkojnë me qëndrimet konkrete të mbajtura.
Ky veprim i demokratëve habiti këshilltarët dhe personat e tjerë të pranishëm në mbledhjen e këshillit.
“Ata po ta donin emrin e Musine Kokalarit do kishin ndenjur këtu, por ata janë gati të përdorin çdo gjë vetëm për interesin politik të ditës.
Fakti që kryetari i këshillit e çoi në pikë të parë të rendit të ditës emrin e Musine Kokalarit dhe një parti që pretendon se është një parti anti-komuniste, s’ka as respekti për këtë, imagjinoni se çfarë ndodh”, tha Veliaj.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com