Këshilltari i PD- Bashës e Kryemadhit: S’po e ndiqni hapin opozitar, digjni mandatet

Këshilltari i PD- Bashës e Kryemadhit: S’po e ndiqni hapin opozitar, digjni mandatet

Lulzim Basha dhe Fabian Topollaj

Këshilltari i djathtë në këshillin e Bashkisë së Tiranës, Fabian Topollaj, ka sulmuar opozitën, teksa shprehet se ajo nuk arrin të nxisë zemëratë popullore kundër Ramës, por as nuk e ndjek dot hapin opozitar të shqiptarëve përballë një mazhorance arrogante dhe skandaloze.

Duke shkuar përtej thirrjes së krerëve të opozitës, Basha dhe Kryemadhi, për mosbindje civile, këshilltari Topollaj iu bën thirrje të gjithë deputetëve të opozitës të djegin mandatet. Ai shkruan në 'Facebook' se opozita ka një mundësi ideale që të vërtetojë se e dëshiron aksionin e jashtëzakonshëm shoqëror.

"Mosbindja civile nis nga djegia e mandateve. Personalisht kam menduar gjithmone se nese ka nje problem te opozites se sotme, eshte se jo vetem nuk arrin te nxise zemeraten popullore kunder Rames, por as nuk e ndjek dot hapin opozitar te shqiptareve perballe nje maxhorance arrogante dhe skandaloze.

Protesta e kuksianeve kunder tarifimit te “Rruges se Kombit” eshte prova me e fundit e ketij konstatimi. Opozita qe do duhej te kishte ndezur fitilat e asaj proteste, beri nje deklarate ne mbeshtetje te protestes vetem ne perfundim te saj, pasi me pare kishte paragjykuar organizatoret si te paguar nga Kryeministri.

Thirrja per mosbindje civile ne kete moment ndoshta eshte dhe tejkalim kompleksiv i drejtuesve te minirances per te vertetuar seriozitetin e luftes opozitare. Por gjithsesi opozita ka nje mundesi ideale qe edhe te vertetoje qe e deshiron vertete nje aksion te tille te jashtezakonshem shoqeror, por dhe te ndezi e para fitilat e mosbindjes civile. Mjafton te djegi qe sot te gjitha mandatet e perfaqesimit qe ajo mban, duke nisur nga deputetet e deri tek mandateti me i fundit i saj ne keshillin bashkiak te bashkise me te vogel ne Shqiperi. Ta fillojme nga vetja, qe te na ndjeke populli"

Fabian Topollaj, këshilltar i PD në Bashkinë Tiranë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sulejmani nga sulova: 03/04/2018 22:21

    Te tille plehra ini te tille plehra kini marre rreth vehtes,asgje te mire nuk mund te shohi ky popull nga ju o keqbersa,tani mundoheni me metodat berishjane ta shtyni dhe pak dite jeten jashte RECIT!

    Përgjigju
  • Hahahahahaaaaaaaaaaaaaa: 03/04/2018 18:02

    Te djegin mandatet. Ka ardh pranvera vone e duhet me u ngroh.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 03/04/2018 17:16

    Jo mandatetet. Me mire eshte te digjen vete ne turren e druve si Xordanno Brunno. Kishim shpetu dhe disa hale me pak.

    Përgjigju
  • MARJI: 03/04/2018 17:14

    Ky fabjan topollai vjen nga familje komonistash gjyshi tij ylsi topollai ka qen prokuror në peshkopi e ka pushkatuar njerëz për kalim kufiri e ky na del nje demokrat . Po kam një pytje për këtë vemje a mund të bëhet klyshi ujkut qingj kur jo kaq mund të bëhet dhe ky pisllik demokrat

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 03/04/2018 17:05

    Ky fabjan debil topollai është më idjot se i ati o zot çpo na shohin syt gjyshi tij ulsi topollai ka qën prekurori enver kriminelit e ky na doli demokrat ky klysh qeni mjer Shqipria

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje