Këshilltari i PD: Statuti i ri ndau përfundimisht PD, në partinë e Bashës s’më lejuan të flas

Këshilltari i PD: Statuti i ri ndau përfundimisht PD, në partinë e Bashës s’më lejuan të flas

Lulzim Basha dhe Fabian Topollaj

Partia Demokratike u përfshi nga debati pas miratimit të statutit të ri mbrëmjen e djeshme. Propozimet e ‘rebelëve’ për analizë të humbjes së zgjedhjeve dhe sanksionimin për largimin e kryetarit nëse humbet zgjedhjet janë rrëzuar. Pas  miratimit të statutit me ndryshimet e reja që ‘blindojnë’ Bashën në krye të partisë ka pasur reagime të shumta, mes tyre edhe Fabian Topollaj.

Këshilltari demokrat në Bashkinë e Tiranës tha se nuk është lejuar të flasë nga partia e Lulzim Bashës, duke zgjedhur ta publikojë fjalën e tij në Facebook. Sipas tij, ky është statuti i ndarjes përfundimtare të PD.

Meqe ne Keshillin Kombetar te PD hidhet ne vote a do lejohet te flasin anetaret apo jo, dhe meqe sapo nisi miratimi nen per nen i statutit te ndarjes perfundimtare te PD, po e botoj ketu fjalen qe kisha pergatitur per sot, por qe smu lejua ta mbaja ne Partine e Lulzim Bashes.

“Statuti” qe nuk e zgjidh dot hallin e PD.

Une jam Fabian Topollari, anetar I keshillit kombetar dhe me propozim te zotit Basha dhe Partise Demokratike edhe keshilltar bashkiak qe nga 2015 ne Bashkine e Tiranes. E ndjeva te nevojshme prezantimin per shkak se kjo eshte mbeldhja e pare e keshillit kombetar qe ne kohen e formezimit te tij ketu e tre vjete e gjysem me pare.

Vitet e angazhimit tim ne Partine Demokratike me kane mesuar qe per nga aspekti personal, karriera politike brenda partive shqiptare eshte me e sigurt dhe me lineare ne rast se ruan marredhenie te mire me kryetarin e partise dhe me drejtuesit e tjere te saj. Por pavarsisht kesaj, nuk kam ngurruar qe diten e pare te kerkoj publikisht doreheqjen e Kryetarit te Partise Demokratike pas rezultatit te zgjedhjeve te qershorit 2017. E kam bere kete sepse kam besuar dhe besoj se pas humbjeve te atyre permasave, vetem ndryshimi I lidershipit krijon premisat per ringritjen e nje partie te madhe si PD dhe rikthimin e saj te shpejte ne pushtet.

Per te mos u ndalur tek aktet e meparshme qe jane pranuar edhe vete nga zoti Basha si te gabura sic ishte marrja e vendimeve te medha politike ne menyre te centralizuar, hartimi I listave te deputeteve duke shmangur forumet etj , une kam menduar dhe mendoj se shkelje te renda te librit te rregullave te PD ishin edhe ngrirja e funksioneve te kryetarit deri ne zgjedhjen e te riut, dhe nxitimi per zgjedhjen e kryetarit te partise pa lejuar gare reale dhe shume perpara se te behej analiza e humbjes , si dhe menyra si u procedua per realizimin e procesit te analizes. Por pavarsisht kesaj qe mendoj une, kjo nuk do te thote fare qe keto procese jane realizuar ne shkelje te librit te rregullave qe do duhet te na mbaje bashke ne anetareve qe kemi pranuar statutin dhe programin e partise demokratike te sanksionuara ne kete statut, per ndryshimet e te cilit ne sot jemi mbledhur me shpresen se keto ndryshime do arrijne te shmangin nje carje te partise tone.

Sepse edhe nese statuti do qe zbatuar ne menyre krejtesisht rigoroze nga Kryetari Basha deri dje, une jam I bindur qe Partia Demokratike sot do te qe ne te njejten situate. Ku ka statut ne bote qe mund te ndaloje kryetarin e partise te marri vendime per formen e protestave te partise qe ai drejton? Cili rregull statuor mund te detyroje kryetarin e partise te beje nje marreveshje te mire me kundershtarin dhe jo nje marreveshje qe demton partine e tije? Po ashtu, pothuaj te gjitha statutet e partive demokratike I lene dore te lire kryetarit te perzjgedhe ekipin dhe programin me te cilin ai do testohet ne zgjedhjet e pergjithshme.

Pavarsisht se mendoj qe shumica derrmuese e votuesve tradicionale te partise demokratike nuk ndihen te perfaqesuar nga grupi parlamentar I PD dhe nje pjese e tyre rrefuzuan me vote mundesine e bashkepunimit ne qeverisje PD PS, prap se prap mendoj qe zoti Basha nuk e ka shkelur statutin asnje dite te qendrimit te tij ne krye te PD, te pakten deri ne 25 qershor te vitit te shkuar. Edhe pse shumica derrmuese e anetareve as nuk e kuptojne ende turravrapin per te rizgjedhur kryetarin e partise dhe as menyren si jane marre dhe si vazhdojne te merren vendimet ne Partine Demokratike gjate ketyre muajve te fundit perseri thirrja e ketij kuvendi per ndryshime ne statut eshte prove qe vendimet politike te marra ne menyre te njeanshme dhe per interesa personale nga lidershipi I PD nuk kane asnje produktivitet, qofte edhe nese ato jane te mbeshtetura formalisht ne statutin e Partise.

“Ky process I madh qe po behet per bashkimin e partise” nuk ka mundur te bind deri tani askend prej dhjetra funksionoresh apo ish funksionaresh qe kane nenshkruar 2 platforma per rimekembejen e partise, qindra anetaresh qe kane bojkotuar zgjedhjen e kryetarit ne 22 korrik dhe kane ulur ndjeshem angazhimin ne strukturat e PD gjate kesaj periudhe, si dhe mijera simpatizantesh qe nuk votuan PD ne zgjedhjet e 25 qershorit dhe qe sondazhet deshmojne se jane shume me shume se 230 mije sot ne krahasim me 25 qershorin e 2017.

Pra PD nuk ka problem rregullat dhe statutin e saj, por menyren se si merren vendimet dhe qellimet e verteta te kesaj vendimarrjeje. Kjo sepse ne te gjithe formacionet politike demokratike te planetit, statuti, rregullat qe parashikohen prej tij, lidershipi dhe organet e partise, jane ne funksion te forcimit te partise dhe permbushjes se qellimeve te shpallura te asaj partie. Ndersa ne partine tone duket se cdo gje eshte ne te kundert, sepse qellimi duket te jete vetem forcimi dhe ruajtja e drejtimit te partise nga kryetari I saj actual. Pra ne kemi bere nje devijim thelbesor per arsyet dhe qellimet e ekzistences se partise demokratike, sepse ne vend se te jete lidershipi ne funksion te partise, partia po kthehet ne funksion te ruajtjes se statuskuose ne lidershipin e saj. Thene dhe me thjeshte, duket sikur partia I ka arritur qellimet e perbashketa dhe I vetmi hall I saj tani eshte te ruaje kryetarin mos bie nga karrigia e tij. Kemi zevendesuar qellimet me mjetin. Dhe ky devijim nuk mund te ndreqet edhe nese adoptojme librin me te mire te rregullave qe mund te ekzistoje per nje parti politike.

Ka ne fakt nje parim ne politike qe edhe pse ne shumicen e rasteve nuk eshte I sanksionuar ne menyre formale nga statutet e partive demokratike ne te gjithe boten, perseri arrin te garantoje qe lidershipi te jete ne funksion te partise dhe jo e kunderta. Ky eshte parimi qe ne rast humbje te zgjedhjeve drejtuesi I partise dorehiqet nga drejtimi I saj dhe I hap rrugen perzgjedhjes se nje lideri te ri. Ne shumicen e rasteve, pothuaj ne te gjitha partite simotra tona te partive popullore, ky rregull pavarsisht se I pa shkruar, respektohet sikurse urdheresat e librave te shenjte prej klerikeve.

PD ka pasur nje rregull te ngjashem te perfshire ne pjesen normative te statutit te saj deri ne 2015. Rregull qe parashikonte detyrimin e doreheqjes se kryetarit te struktures nese ai merte nje rezultat me te dobet ne zgjedhje se ato paraardhese. Percaktim ky qe u zbatua nga Sali Berisha ne 2013 dhe qe pasi Basha e perdori nepermjet nje udhezimi per zevendesiimn e te gjithe struktures se partise duke filluar nga kryetari I seksionit deri tek ai I deges, e fshiu me ndryshimet statutore perpara se te zhvilloheshin zgjedhjet vendore te 2015, pra e zbatoi per me te tjeret dhe e shmangu ne rastin e vet.

Ne kushtet qe ndodhet Partia Demokratike sot dhe duke pasur parasysh shkaqet pse ndodhemi ne keto kushte, personalisht mendoj se ndryshimet ne statut jane nje artifice qe nuk zgjidhin dot problemet e Partise Demokratike. Zgjidhja ne keto momente do te qe nje rithemelim I kesaj Partie mbi bazen e nje procesi transparent dhe te vertete. Por nese dikush ketu mendon se ndryshimet statuore mund ta shmangin carjen ne Pd, atehere te pakten kete perpjekje bejeni tamam dhe vendosni vetem nje ndryshim thelbesor, ate te detyrimit per doreheqje te kryetarit ne rast se ai nuk e nxjerre PD force te pare ne zgjedhje ose te pakten ne rast se kryetari merr nje rezultat me te dobet per partine ne krahasim me zgjedhjet e meparshme te atij lloji. Lidershipi I patise le te kete te drejte te marre cdo vendim me kushtin qe te coje ne sukses partine. Ne te kundert ai largohet per ti hapur rrugen nje mundesie tjeter per sukses. Nese e bejme kete, ndoshta kemi bere dicka. Ne te kundert, e gjitha kjo eshte nje harxhim kohe dhe energjishe qe nuk I vlen askujt, perfshi dhe zotit Basha

Fabian Topollaj

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • konjak: 21/04/2018 13:15

    Cdokush qe iveston vlera ,ka te drejten te kerkoi shperblim.Zoteri-edhe ne se keni pregatitie dhe aftesi te shkelqyera,duhet te prisni momentin e duhur per ti vene ne veprim.Nuk mund te shkaterohen gjerat per nje kaprico .Edhe nese keni arsyetim dhe gjykim ideal ,ofroni vehtes urtesine ,kaq te domosdoshme per gjith njerezine .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja