Një marrëveshje e rëndësishme u nënshkrua në kampin Villaggio Italia e cila do t'u mundësojë punonjësve civilë lokalë transferimin e pagave të tyre në institucionet bankare vendore, duke u lejuar që të kenë përfitime të cilat sistemi bankari Kosovës u mundëson klientëve të saj.
Marrëveshja u nënshkrua në sallën e konferencave të Degës së Shërbimeve Administrative Financiare të Grupit Shumëkombësh të Betejës Perëndim në Bellopojë, nga Drejtori i Degës Financiare, kolonel Giuseppe Mollica dhe përfaqësuesve të Raiffeisen Bank.
"Marrëveshja është përmbushje e natyrshme e disa takimeve ndërmjet Raiffeisen Bank dhe kontingjentit italian, me qëllim të përfitimit të kushteve më të përshtatshme dhe të dobishme ekonomike për punonjësit e vet. Marrëveshja do të lejojë punonjësit të kenë përfitime më të mëdha për hipotekat dhe kreditë personale", thuhet në një komunikatë për media të KFOR-it.
Sipas komunikatës marrëveshja e arritur me Bankën Raiffeisen do të jetë për të mirën e të gjithë punonjësve vendorë dhe shënon një marrëveshje të suksesshme ndërmjet një banke të Kosovës dhe njërës nga bazat më të mëdha të NATO-s në Kosovë.
"Të punësuarit gjithashtu do të kenë mundësi qasjeje në disa shërbime bankare dhe produkte si dhe lehtësime në menaxhimin e pagave të tyre. Ky hap i prinë harmonizimit të bankës dhe shërbimeve financiare me njësitë vartëse të KFOR-it që kanë përfitimet e punonjësve të tyre në mesin e prioriteteve kryesore", thuhet tutje në komunikatën për media.
Komandanti i Forcës së Kosovës, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, shprehu falënderimet e tij veçanërisht për Dr.Sopin dhe Dr.Paloka për vëmendjen e tyre të veçantë për marrëveshjen financiare, duke nënvizuar ndjeshmërinë e lartë për çështjen ekonomike të punonjësve të Kosovës në bazën Villaggio Italia në Bellopojë./KosovaPress/
/Shqiptarja.com