Prej disa ditësh një zjarr i madh ka pushtuar një pjesë të Kalifornisë. Si pasojë e flakëve humbën jetën 31 persona dhe u shkrumbuan mbi 177 shtëpi. Mes tyre ishin edhe shumë shtëpi të personazheve të famshëm të Hollywood-it.
Shumë nga yjet botërorë kanë bërë thirrje në rrjetet e tyre sociale që të gjithë të kontribuojnë për të ndihmuar të prekurit nga zjarri. Por çifti Kanye West dhe Kim Kardashian janë bërë krejt rastësisht ‘heronj’ të zonës së përfshirë nga flakët.
“TMZ” shkruan se dyshja e njohur kanë punësuar një kompani private zjarrëfikësish të cilët kanë bërë të mundur mospërhapjen e flakëve. Kështu që Kardashian arriti të shpëtojë shtëpinë e saj dhe të shumë fqinjëve. Me siguri ata i janë shumë mirënjohës!