Kim Kardashian ka festuar dje 39-vjetorin e lindjes së saj.
Ajo nuk ka ngurruar të falenderojë ndjekësit për urimet e shumta, gjithashtu edhe të tregojë detaje nga ditëlindja e saj.
Kim është shprehur se e ka festuar ditëlindjen me miqtë dhe familjen dhe ka marrë një shumë marramendëse nga nga bashkëshorti i saj Kanye për fondacionin e saj të bamirësisë.
"Faleminderit shumë për të gjithë dashurinë në këtë ditëlindje! Pata ditëlindjen më të këndshme të mundshme! E kalova fundjavën me miqtë e mi të mrekullueshëm në Palm Springs dhe më pas hëngra një darkë familjare në shtëpi, të mundësuar nga ime më dhe Kanye.
Restoranti im i preferuar Armenian erdhi dhe u kujdes për servirjen dhe ushqimet e mia të parapëlqyera. Mora dhurata të jashtëzakonshme nga e gjithë familja, si dhe nga Kanye. Ai më dhuroi disa çanta fantastike. Kanye dhuroi gjithashtu 1 milion dollarë për fondacionet e mia të bamirësisë. Kjo e bën zemrën time kaq të lumtur!”, ka shkruar Kim Kardashian në profiling e saj në “Instagram”.