Çdo e keqe e ka nga një të mirë. Pas grabitjes së bujshme të bizhuterive të Kim Kardashian në Paris, e ëma e Kim, Kris Jenner ka shpehur idenë që të shndërrojë grabitjen në një film.

Jenner  dëshiron që të kthejë ngjarjen traumatike në një mundësi financiare.

 “Ajo është duke krijuar një koncept filmik për ta paraqitur atë, madje dëshiron që të ketë edhe një listë të aktorëve eminent. Kris është duke fantazuar që Mila Kunis ose Natalie Portman që të luajë Kim Kardashian”,  ka thënë një burim pranë familjes Kardashian. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com