Ambasadorja amerikane, Yuri Kim gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me komisionarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Me një fotografi, ku shfaqen të gjithë së bashku,  ajo ka shprehur falënderime e saja ndaj tyre që pavarësisht sfidave ia kanë dalë të përshpejtojnë verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Sipas ambasadores, vettingu me integritet dhe pavarësi është themeli për reformën në drejtësi në Shqipëri dhe se procesi duhet të jetë i lirë nga presioni i panevojshëm, përfshirë sulmet ndaj komisionarëve.

Në rrjetin e saj social Twitter, Kim shkruan se Shqipëria ka nevojë për një sistem drejtësie profesional, efikas dhe larg korrupsionin, jo vetëm sepse është kush për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, por edhe përse shqiptarët nuk meritojnë asgjë më pak.

Ambasadorja tha se SHBA, do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi.