/ATSH-DPA/ - Presidenti kinez, Xi Jinping u kërkoi liderëve botërorë të përkrahnin idetë e saj për një bankë të re të përbotshme zhvillimi si edhe strategjinë e "Rrugës së mëndafshit" që do t'i shërbente më së miri Azisë.
Iniciativa bankare dhe planet për përmirësimin e tregtisë dhe rrugëve tregtare ishin pikat fokale të Forumit të përvitshëm të Boaos për Azinë.
"Duke u përballur me situatat e reja rajonale dhe ndërkombëtare që ndryshojnë me shpejtësi, ne duhet të shohim të gjithë kuadrin duke ndjekur tendencat e kohës që jetojmë dhe duke ndërtuar një urdhër të ri rajonal që do të ishte i favorshëm për Azinë dhe botën", u deklaroi presidenti Xi pjesëmarrësve në forum.
"Kina do të nxisë zhvillimin e koordinuar mes bankës Asian Infrastructure Investment Bank (AIIB) dhe institucionave financiare multilaterale si Asian Development Bank dhe Banka Botërore", theksoi ai.
Xi tha se investimet kineze jashtë vendit gjatë pesë viteve të ardhshme do të jenë 500 miliardë dollarë.
"Të jesh një vend i madh nënkupton mbajtjen e më shumë përgjegjësive për paqen dhe zhvillimin në botë", deklaroi Xi.
Xi kërkoi gjithashtu edhe mbështetjen e strategjisë për "Rrugën e mëndafshit" që do t'i shërbente më së miri Azisë.
"Duke përshpejtuar lidhjet mes vendeve, ne mund t'i shndërrojmë detrat e Azisë në detra të paqes dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve aziatike", theksoi presidenti kinez.
I ashtuquajturi Brezi Ekonomik i Rrugës së Mëndafshit parashikon përmirësimin e infrastrukturës që lidh Kinën me Evropën nëpërmjet Azisë Qendrore.
Kina ka ndërtuar breza të përbashkët ekonomikë me Vietnamin, Laosin, Kazakistanin, Mianmarin, Kamboxhan, Greqinë dhe Sri Lankën
/Shqiptarja.com