"Nga aksidenti arritën të mbijetonin tre persona, pasi autobusi doli nga një rrugë malore në provincën Guizhou, dje pasdite", tha agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Hsinhua.
Nga hetimet e para doli se drejtuesi i mjetit ishte futur kundravajtje në një rrugë për makina të vogla", shtoi Hsinhua-ja.
Në ndërkohë, 12 persona vdiqën kur një furgon me fermerë ra në një rrugë malore në provincën veriperëndimore të Gansusë", shtoi agjencia.
"Me 22 vdekje për 100 000 banorë, Kina renditet e 44-ta nga 193 vende të botës për aksidentet vdekjeprurëse", sipas një instituti kërkimor në Universitetin amerikan të Miçiganit.
Tre vendet e para në botë janë Namibia me 45 vdekje, Tajlanda me 44 dhe Irani me 38 vdekje për 100 mijë banorë./ atsh /