‘King Simba’, Ervis Martinaj përdori profilin me foto luani për t’i shkruar Miss Shqipërisë në Instagram

‘King Simba’, Ervis Martinaj përdori profilin me foto luani për t’i shkruar Miss Shqipërisë në Instagram

1679588080_1678026942page.jpg

I shumëkërkuari Ervis Martinaj komunikonte me ish të dashurën e tij, Deta Kokomani në Instagram përmes profilit ‘King Simba’ në Instagram ku mbante foto luanin e tij.

Në dosjen hetimore thuhej se ish-Missi ka shpjeguar se me Martinajn është njohur në muajin Janar të vitit 2022, pasi ai i ka shkruar në rrjetin social "Instagram".

 “Pas disa komunikimeve, për herë të parë është takuar me Ervisin në Durrës, në datë 07.01.2022, përpara hotel "Palace" në plazh. Ervisi kishte shkuar vetëm, me një automjet "BMË", seria 7, targat e të cilit nuk i mban mend. Atë ditë është nisur bashkë me Ervisin me mjetin që përmendi më lartë për në Tiranë, por duke qenë se kishte trafik rrugës janë kthyer dhe kanë shkuar tek "Arbëria Palace" në Fushë-Milot, ku kanë pirë kafe dhe më pas kanë shkuar për të ngrënë drekë në Patok, tek lokali i hallës së Ervisit, i cili ishte me shtëpiza të vogla dërrase. Pas këtij takimi kanë vijuar takimet normalisht me Ervisin”, thuhet në dosje.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë