KKT miraton Planin Vendor
Rama: Plani i vjetër, spekulativ

KKT miraton Planin Vendor<br />Rama: Plani i vjetër, spekulativ
Këshilli Kombëtar i Territorit i mbledhur nën drejtimin Kryeministrit Edi Rama diskutoi Planin e Përgjithshëm Vendor për Tiranën që do t’i hapë rrugën zhvillimit të saj.

Duke e cilësuar “ dokument spekulativ” planin e vjetër të miratuar nga Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Lulzim Bashës, Rama tha se përmes këtij plani të ri, krijohet një perspektivë e re  për të gjithë kryeqytetin duke harmonizuar investimet në zonat urbane me ato rurale.

“Plani i vjetër  parashikonte një Tiranë me një popullsi më të madhe se popullsia e Shqipërisë, por nuk parashikonte shërbime të tjera përveçse shërbime në qendër të Tiranës. Një dokument i spekulimit imobilar, më irracional që besoj mund të gjendet në historinë e Europës. Dhe fatmirësisht ky dokument nuk u vu dot në jetë dhe sot merr jetë një model krejtësisht i ri,  i ndërhyrjeve të mirëmenduara. Një plan që ndryshe nga planet klasike, është një adoptim i inteligjencës së territorit duke shfrytëzuar më së miri potencialet  e territorit dhe duke mirëkuptuar traditën, kohën e zhvillimit dhe mendësinë në këtë territor. Është një plan për qytetin dhe për qytetarët”, tha Rama.

Rama e cilësoi sheshin “Skërbej” si xhevahirin më të çmuar të kurorës së rilindjes urbane.

“Plani i jep një perspektivë zhvillimi përtej asaj që tanimë po kthehet në realitet me ripërtëritjen fenomenale të aksit të Brazinit, me Sheshin “ Skënderbej” që është edhe xhevahiri më i çmuar i kurorës së Rilindjes Urbane ku transformimi fantastik, si dëshmitar okular i përpara disa ditëve në kantier, kam mbetur realisht pa gojë kur kam parë se çfarë hapësire urbane po krijohet dhe së shpejti do të jetë në dispozicion, jo vetëm të qytetarëve të Tiranës, por dhe të gjithë atyre që  e vizitojnë Tiranën si një surprizë e jashtëzakonshme nga kryeqyteti i shqiptarëve”, vlerësoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se Tirana ka ende sfida përpara, siç është dhe ajo për transportin, por që marrin një adresim të saktë me kurajo dhe me vizion. Rama vlerësoi dhe rritjen e sipërfaqeve të gjelbërta në Tiranë.

“Sot Bashkia e Tiranës  mbjell 1 mijë pemë në muaj dhe do të vazhdojë me këtë ritëm gjatë gjithë mandatit të parë të bashkisë, por ajo që frymëzon në plan është jo vetëm realizimi i parqeve të reja, por edhe një unazë,  pyll orbital siç e quan Stefano Boeri që e bën Tiranën e gjeneratës tjetër një qytetet evropian shumë të ndryshëm nga ky që kemi”, tha Rama duke vlerësuar edhe ndërtimin e kopshteve, çerdheve dhe të shkollave të reja.

[gallery]21824[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël