Punimet në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Mehmet Bajraktari” në Cërrik po shkojnë drejt përfundimit, duke i dhënë godinës një pamje tërësisht të re.

Sipas kryeministrit Edi Rama, në shkollë janë ndërtuar klasa të reja, laboratorë dhe mjedise bashkëkohore për mësimdhënie. Projekti përfshin gjithashtu terrene sportive dhe hapësira të jashtme të harmonizuara me gjelbërimin përreth.

Në postimin e publikuar në rrjetet sociale, Rama shprehet se nxënësit do të kenë mundësi të zhvillojnë sportin, talentet dhe aktivitetet pas mësimit, si programi “Toka në Shkollë”, ndërsa shkolla do të jetë një hapësirë gjithnjë e më e hapur edhe për komunitetin.

U.D/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40

    A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?