Klea Huta flet për marrëdhënien me Bora Zemanin: Partnerët i kemi shokë të ngushtë, por s’dalim shpesh

Klea Huta flet për marrëdhënien me Bora Zemanin: Partnerët i kemi shokë të ngushtë, por s’dalim shpesh

Klea Huta dhe Bora Zemani

Donald Veshaj dhe Elgit Doda janë shokë të ngushtë, por kjo nuk ka ndikuar te partneret e tyre. Këtë e ka treguar vetë Klea Huta duke thënë se nuk gëzon miqësi me Bora Zemanin, ndonëse njihen prej vitesh.

“Unë njihem herët me Borën që shumë herët, edhe vazhdon të jetë i njëjti raport. Ne nuk para dalim, çunat (Elgiti dhe Donaldi) janë ata që e kanë shoqërinë,”-është shprehur Klea në një intervistë televizive.

Moderatorja Klea Huta u ndal edhe tek djali i saj duke thënë se i jep kënaqësi më shumë se asgjë në botë.

“Nga këto punët që bëj më shumë kënaqësi më jep Kridi. Është profesioni më i mirë në botë. Më ka ndikuar 100% që kur jam bërë nënë. Më ka mësuar shumë. Jam rritur. Është fëmija i parë që më dha emrin nënë. Ne bëjmë një rrugë të dy. Unë e edukoj, e rris dhe një nga ndihmesat më të mira është mami im, pa të nuk do bëja dot asnjë nga këto punë. Kridi edhe më ka rritur dhe më ka bërë të jem një njeri më i mirë. Unë kam qenë gjithmonë njeri shumë i mirë, po ai më ka bërë edhe më të mirë”-tregoi Klea.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?