KLGj ndez motorrët/ Përzgjidhen kontrolluesit e gjyqtarëve dhe Komisioni i Buxhetit

KLGj ndez motorrët/ Përzgjidhen kontrolluesit e gjyqtarëve dhe Komisioni i Buxhetit

Mbledhje e KLGJ-së me në krye Naureda Llagamin

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka konstituuar komisionet të cilat do të përzgjedhin gjyqtarët dhe do të menaxhojnë buxhetin, për t’i hapur rrugë zgjidhjes së ngërçit në Gjykatën e Lartë dhe gjykatat e rretheve.

Report Tv ka siguruar emrat e anëtarëve të KLGJ-së, të cilët do të jenë pjesë e komisioneve të përhershme. Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami do të jetë pjesë e Komisionit të Buxhetit sëbashku me dy kolegët e saj, Medi Bici dhe Fatmir Luli. Karriera i është besuar ish-gjyqtarit të Apelit Tiranë, Ilir Toska dhe dy kolegëve të tij, Narceka Shehu dhe Alban Toro.

Komisioni Disiplinor që do të kontrollojë shkeljet e gjyqtarëve, do të drejtohet nga Medi Bici dhe anëtarët Dritan Hallunaj e Maks Qoku. Ndërsa vlerësimi profesional dhe etika i janë besuar Brikena Ukperajt, Brunilda Kadit dhe Erjon Muharremajt.

Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet të përcaktojë në mbledhjen e radhës edhe hapat që do të cojnë në përzgjedhjen e gjyqtarëve të lartë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani