Pas deklaratës së Halim Kosovës dhe Zëdhënëses së PD, Reila Bozdo, se lejen për ndërtimin e klinikës pesë katëshe të Halim Kosovës e ka dhënë Edi Rama në 2004, ka reaguar zyra e shtypit të kandidatit të majtë.
Përmes një deklaratë për mediat, stafi i kandidatit Veliaj thotë se disponon të gjitha dokumentat që provojnë se Halim Kosova ka shkeluj lejen e ndërtimin e për pasojë ka ndërtuar pa leje.
“Por, për të provuar se Halim Kosova gënjen, mjafton vetëm një fakt. Nëse Halim Kosova paska ndërtuar me leje, atëherë përse ka aplikuar për legalizim të klinikës së tij? Çfarë kishte joligjore klinika private e Halim Kosovës, që më pas në vitin 2013 u legalizua? Pse vetëm një vit pas ndërtimit, që zoti Kosova pretendon se ka qenë me leje, ky i fundit aplikoi për legalizim?”, thuhet në deklaratë
Për të majtët, Kosova duhet të thotë të vërtetën pasi një kandidat që synon të drejtojë qytetin, por që vetë ndërton pa leje, dhe më pas gënjen për ndërtimin pa leje, është gjëja e fundit që i duhet Tiranës.
“Fakti që Halim Kosova ka kërkuar legalizim të klinikës në 2006 do të thotë vetëm një gjë: ai ka shkelur ligjin dhe lejen e dhënë në 2004”, përfundon deklarata.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com