Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë si drejtues në Prokurorinë e Posaçme me të gjithë trupën e prokurorëve.
Fjala e Brahos në lidhje me objektivat që ai ka për drejtimin e institucionit ka qenë e shkurtër, ku i bëri me dije prokurorëve që duhet të angazhohen me dhënien e mendimeve për kodin e ri Penal, kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe mendime mbi marrëdhëniet që SPAK ka me Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese dhe institucionet e tjera ligjzbatuese.
Kreu i ri i SPAK ka dhënë edhe mesazhe në lidhje me mbarëvajtjen e proceseve hetimore në respektim të afateve.
Të pranishëm kanë qenë të gjithë prokurorët, teksa mbledhja ka zgjatur rreth 20 minuta.
Klodian Braho nisi zyrtarisht punën si drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në dhjetor 2025, pasi Altin Dumanit i mbaroi mandati 3- vjeçar në krye të këtij institucioni.
Dy ditë më parë Braho firmosi strukturën e re teksa Altin Dumani mori detyrën e shefit të seksionit për marrëdhëniet me jashtë vendit.
Si kryeprokuror i posaçëm Braho njihet për karrierën e tij shumë vjeçare të hetimit në nivelet e larta dhe për dosje që kanë bërë bujë duke nisur nga dënimi i ish-prokurorit të përgjithshëm e së fundmi edhe atashimi në grupin hetimor që vendosi nën akuzë zv kryeministren Belinda Balluku.
Komente











Braho njihet si personi qe ka zvarritur ceshtjen e Gerdecit per vite me radhe,dhe do te njihet ne te ardhmen si personi qe do te shmange perfundimisht cdo llogaridhenie te Berishes e familjes se tij per gjithe krimet qe kane bere. Braho do jete personi qe do varrose perfundimisht te ashtuquajturen " reforme ne drejtesi"
Përgjigju