Klosi në SHBA: Të përshpejtohen
negociatat për njohjen e sigurimeve

Klosi në SHBA: Të përshpejtohen<br />negociatat për njohjen e sigurimeve
Njohja e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe SHBA-ve ishte kryefjala e takimt mes zëvendës nënsekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë në Departamentin amerikan të Punës, Eric Biel dhe ministrit shqiptar të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë vitzitës që ky i fundit zhvilloi në SHBA.

Negociatat për këtë çështje që tashmë kanë nisur, u kërkuan nga Klosi që të avancojnë më tej duke u finalizuar me një marrëveshje mes palëve, sa më shpejtë.

Ai kujtoi edhe një sërë marrëveshjesh të ngjashme të nënshkruara me mbi 15 shtete përfshirë Gejrmaninë dhe Kanadanë.

“Ministri Klosi morri garancinë e z. Biel se do të sjellë në vëmendjen e drejtorisë përkatëse çështjen e marrëveshjes për sigurimet shoqërore mes dy vendeve, për të bërë të mundur nënshkrimin sa më shpejt të saj”, bëjnë me bije burime zyrtare nga MMSR.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë