Klosi: Plan emergjent për mbrojtjen
e fëmijëve, ndëshkim abuzuesve 

Klosi: Plan emergjent për mbrojtjen<br />e fëmijëve, ndëshkim abuzuesve 
Nënkomisioni për Çështjet e të Miturve, Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje ka thirrur sot në një seancë dëgjimore ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi si dhe kryebashkiaken e Shkodres, Voltana Ademi, për skandalet e fundit në qendrat jetimore të Shkodrës dhe Sarandës.
 
Ministri Klosi theksoi se qeveria po përgatit një ligj të ri për të përcaktuar se kush është përgjegjës për të drejtat e fëmijëve. Klosi tha se në mbarë Shqipërinë ka nisur një fushatë "Unë mbroj fëmijët". Duke marrë shkas nga ngjarjet e ndodhura në Shkodër dhe Sarandë, Klosi, theksoi në seancën dëgjimore me temë “Të drejtat e fëmijëve kundrejt dhunës dhe abuzimit – një fokus mbi rastet e fundit të dhunës në qendrat rezidenciale të kujdesit për fëmijë”, pohoi se në është hartuar një plan emergjent për mbrojtjen e fëmijëve. Sakaq, ai theksoi se janë bërë 8 raporte për qendrën Rezidenciale të fëmijëve në Shkodër, ku tre vajza të mitura u abuzuan seksualisht. “Synojmë legjislacion të qëndrueshëm për të drejtat. Kontrolle ne te gjitha qendrat për fëmijët. kemi kryer inspektim në 175 qendrat rezidenciale jo vetëm për kushtet por dhe bisedat me fëmijët”, tha Klosi.
 
"Do përcaktojmë se kush është përgjegjës për të drejtat e fëmijëve me ligjin e ri", tha Klosi, duke shtuar se, "jemi shumë larg një përfaqësimi të denjë, kemi krijuar një ligj për urdhrin e psikologut". "Me ligjin e ri kemi një punonjës social për 3 mijë fëmijë. Kemi kërkuar përshpejtimin e procedurat për ligjin e përkujdesit shoqëror. Është shumë e nevojshme të kemi një raport se kush bën çfarë, ligji tani është marrë vendimi dhe do kalojë në Institucionet Shtetërore. Pika e tretë është filozofia e nisur prej kohës, ne mendojmë se shtëpitë e fëmijës janë zgjidhja më e mirë për këta fëmijë. Nuk kemi një numër të madh fëmijësh sa të ketë një problem. Një takim urgjent me kryetarët e bashkisë, e kemi kërkuar si pikë e planit tonë. Pushteti vendor duhet të gjejë familjen të mbajë këta fëmijë. Pikë tjetër është vendosja e kamerave, por është cilësuar si shkelje e privatësisë së fëmijëve. Në qoftë se arrijmë një konsensus do vendosim me shpejtësi këtë gjë. Në këtë kuadër kemi një debat të hapur, do të donim që më shumë të kishim kujdes për këta fëmijë. Rasti i Sarandës, publikimi i fotove të këtij fëmije e dëmton atë fëmijë", tha Klosi.
 
Ministri Klosi theksoi gjithashtu se i takon pushtetit gjyqësor që të japë dënime maksimale për format e abuzimeve me fëmijët.
 
"Pika tjetër është që të kishte më shumë reagim nga pushteti gjyqësore, sepse dënimi nga gjyqësori kanë qenë minimale. Janë trajtuar më thjeshtësi, më indiferencë. Kemi shumë nevojë për koalicion. Kemi menduar për një mekanizëm. Ne jemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë më një fëmijë me shenja dhune, çfarë bën psikologu. Kemi kërkuar që para çdo familje të këtë një punojnë social. Për debatin publik të kesh një qendër ditore për autokët ose të moshuarve është njësoj si të kesh një ambulancë. Ne do të shtrijmë në çdo vend shërbimin. Kemi shumë për të bërë për mbrojtën e të drejtave të njerëzve", theksoi ai.
 
Voltana Ademi: Skandali në Shkodër, dhe qendrat e tjera problematike

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi u shpreh se dhe qendrat e tjera rezidenciale të të fëmijëve janë problematike. Nisur nga skandali i fundit i abuzimeve me 3 vajza jetime, Ademi tha se situata është shqetësuese. "Nuk janë raste sporadike por janë raste të një sistemi që nuk funksionon. Ne do i shkojmë këtij rasti deri në fund. Me këtë shpreh një shqetësim që përmes asaj që shfaqet por edhe si nevojë emergjente për të zgjidhur problemin. Në Shkodër ka disa institucione rezidenciale që për hir të së vërtetës kanë probleme të ngjashme. Në Shkodër përveç ka edhe ca qendra rajonale, shtëpi familje një model ekselent. Unë jam dakord që të merremi me pasojat që të shohim se kush abuzoi, por pa prekur shkakun", u shpreh Ademi.
 
Mesila Doda: Qendrat rezidenciale s'ofrojnë siguri për fëmijët
Për deputeten, Mesila Doda, fëmijët kanë siguri në qendrat rezidenciale. Ajo kërkoi mbështetje ekonomike për familjet që kanë më shumë se dy fëmijë, në mënyrë që të shmangen qendrat rezidenciale si mundësi strehimi për ta.
 
"Duhet të punojmë se si këto ngjarje mos të ndodhin më jo të bëjmë debate politike për të gjetur fajtorin. Modeli që ne kemi sot është model i tejkaluar. Ne duhet të pohojmë se fëmijët nuk rriten mirë në rezidenca. Unë kam një pyetje për Klosin, e keni mbështetur familjen biologjike? Sot kemi 80% jetim social. Shumica e këtyre fëmijëve mund të kishin qenë pranë familjes së tyre në qoftë se do kishin mundësi ekonomike. Mendoni të marrim një nisëm për një suport ekonomik, për familjen që kanë më shumë se 2 fëmijë. Nuk e zgjidh taks forca, le t’i ndihmojmë këta fëmijë me të ardhura", tha Doda.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël