KLP emëron unanimisht Aida Hajnajn në krye të BKH-së! SHBA: Reforma në drejtësi po ecën para, të gjitha institucionet u ngritën

KLP emëron unanimisht Aida Hajnajn në krye të BKH-së! SHBA: Reforma në drejtësi po ecën para, të gjitha institucionet u ngritën

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar unanimisht Aida Hajnan si drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Të gjithë anëtarët kanë qenë prezent në këtë seancë plenare ku u mor këtë vendim.

Para tre ditësh, pas 8 muajsh verifikime, SPAK zgjodhi Aida Hajnajn në krye të BKH-së. Kështu FBI-ja shqiptare, me miratimin e sotëm të KLP-së, do të drejtohet nga zëvëndës drejtorja e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Pak ditë para zgjedhjes nga SPAK për Aida Hajnajn reagoi PD, e cila tha se ajo është nën hetim për shpërdorim detyre ndaj procesi për kreun e BKH-së duhet të niste nga fillimi. Por kësaj iu përgjigj ambasada amerikane e cila tha se zgjedhja e kreut të BKH-së është një tjetër gur i vendosur për drejtësinë e re.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:10
Zgjedhja e Hajnaj në krye të BKH-së, SHBA: Reforma në drejtësi po ecën para, të gjitha institucionet u ngritën

Aida Hajnaj është zgjedhur ditën e sotme në mënyrë unanime nga KLP për të qenë drejtuesja e BKH-së, një vend që ka marrë përgëzimet dhe mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së.

Ambasada e SHBA shkruan se ngritja e BKH-së është një pike historike në zbatimin e Reformës në Drejtësi, e cila me gjithë papërsosmëritë e saj po ecë para.

SHBA thekson se BKH do të trajnohet nga FBI-ja amerikane dhe tani do të fillojë rekrutimin e hetuesve të nevojshëm për të siguruar suksesin e SPAK, ndërsa shprehet se tashmë të gjitha institucionet e drejtësisë së re janë ngritur dhe gati për të vijuar punën e tyre.

Deklarata e plotë e SHBA-së

Urojmë Shqipërinë për emërimin e Aida Hajnaj si Drejtoreshën e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Kjo është një piketë historike në zbatimin e Reformës në Drejtësi. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por është e nevojshme, po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë. Vendimet e sotme tregojnë se pavarësisht pengesave, Reforma në Drejtësi po bëhet realitet.

Me emërimin e Drejtores së re të BKH-së, të gjitha institucionet e parashikuara nga Reforma në Drejtësi tashmë janë ngritur. Ashtu si u përcaktua në ligjet e miratuara në vitin 2016, u themeluan Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Të dyja institucionet që përbëjnë SPAK – Zyra e Prokurorisë së Posaçme dhe BKH – tashmë janë themeluar. Rezultatet do të mbërrijnë, ngadalë por është e sigurt.

BKH do të trajnohet nga FBI-ja amerikane dhe tani do të fillojë rekrutimin e hetuesve të nevojshëm për të siguruar suksesin e SPAK. Ne u bëjmë thirrje kandidatëve të palodhur dhe të ndershëm që të bashkohen në rradhët e BKH-së, nën udhëheqjen e Drejtores Hajnaj.

Ne i urojmë suksese Drejtores Hajnaj teksa ajo nis detyrën e saj historike! Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për zbatimin e plotë dhe të duhur të Reformës në Drejtësi, hap pas hapi.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leli: 31/07/2020 09:55

    Suksese. Dhe mbaresi ne kete detyre. Veproni shpejt dhe prere. Mos u lini kohe te justifikohen apo te manovrojne.

    Përgjigju
  • Lexues: 31/07/2020 07:31

    Shpresojme qe si person te mos i referohet mbiemrit qe ka.

    Përgjigju
  • Jim: 30/07/2020 21:16

    Shpresoj qe mos te biesh edhe ti ne nivelin e SPAK ut qe ka frike te meret me pune por meret me te vdekur dhe me katindare votimesh qe skane asnje gje nr dore Ata mund ti gropososh kur te duash se jane te pambrojtur. Drejtesia tregohet tek njerzit me pushtet Po kini shkuar atje per rrogat e majme dhe priviligjet e tjera Haram Ju qofshin leket e taksapaguesve shqiptare.

    Përgjigju
  • LORA: 30/07/2020 15:21

    Zonja Aida Hajnaj,qe nga sot kryedrejtuese e Byrose Kombetare te Hetimit ne Shqiperine tone;uroj te keni aftesine e Duhur ne permbushjen e pritmerise durim-madhe per drejtesi(krejt e munguar ne tri dekadat e fundit) te Popullit Shqiptar. Pune te mbare dhe te frytshme. Ke shansin te hysh ne histori,,,,,,por kurrsesi si "lavirja e bulevardit" ina rama.

    Përgjigju
    • Latif: 30/07/2020 18:16

      Prokurorja e Pergjithshme u quajt ashtu sepse guxoi dhe i coi ne gjykate, beji krahasimet me baze te njejte, jo rroma per toma, thjesht me fjale ofenduese. Te shikojme per cfare do ta mbajme mend personin e pare te BKH. Pastaj ti vazhdo lepiji bythen ksaj se nuk te pengon njeri, vetem deshire te kesh pa vazhdo 24 ore llape.

    • Ardit: 30/07/2020 15:44

      Te pakten Ina Ramen kishe qejf ta shihje po kjo eshte edhe hajdute edhe e shemtuar si dreq ,i griu rrobte kur konkuruan per grada kjo qe i shtrohet pilafit e paces si gardian burgu .100 kile kjo dhe i kapi normat fizike hahahaha

  • Ema: 30/07/2020 15:05

    Hallall Me ne fund nje grua me kopetenca te larta pun te mbar

    Përgjigju
  • Alb: 30/07/2020 13:11

    Vallaj bie komplet besimi kur personazhi ne fjal ka mbajt deri dje post drejtues ne policine e shtetit organi me i korruptuarne republik se ca lesh fbi shqiptare do drejtoj kjo kur deri dje punont te ministria e hajduteve.

    Përgjigju
    • A. N.: 30/07/2020 14:41

      Ne 2milion banore s paten alternative me te mire :)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin