Sipas raport-auditit të KLSH,në dakordësimin e kësaj marëveshje që Gjiknuri ka negociuar janë paguar dhe kreditë që kompania mëmë “Cez a.s” ka marrë për llogari të saj.Këto kredi dhe ovderdrafte miliona euro janë paguar nga Shteti Shqiptar.

Kreditë janë konstatuar pikerisht nga një raport i studios se auditit te kontraktuar nga qeveria, “BDO LLP”.

Në analizë të evidentimeve në raport, bazuar dhe në atë çka “Cez a.s” dhe “Cez sh.a” kanë deklaruar, ngrihen një sërë pikëpyetjesh në lidhje me arsyen e vërtetë të kërkimit dhe të marrjes së kësaj kredie prej 35 milionë eurove, ku nga njëra anë pretendohet është marrë dhe është përdorur për investime dhe nga ana tjetër pretendohet që mund të ishte përdorur për shlyerjen e detyrimeve nga KESH dhe OST.

Por në fakt, vlera totale e investimeve të kryera nga “Çez a.s” për vitin 2011 dhe 2012 është rreth 19.3 milionë euro.

Në këto kushte sipas prokurorisë dhe KLSH ngrihen një sërë dyshimesh në lidhje me shpenzimet apo investimin real të 35 milionë eurove nga “Cez a.s” dhe “Cez sh.a” gjatë këtyre viteve.Ka shumë dyshime se “Cez a.s” nuk e ka përdorur këtë kredi për të bërë investime në tre kompani të ndryshme si “Cez Trade”, “Cez Albania” dhe “Cez Shpërndarja”, ku vetëm në këtë të fundit shteti shqiptar zotëronte 24 për qind të aksioneve.

Nisur nga kjo situatë grupi i negocimit nuk duhet të kishte pranuar përfshirjen e shumës së kësaj kredie, prej 35 milionë euro, në totalin e detyrimeve të dakordësuara në marrëveshje, pa kërkuar paraprakisht dhe pa verifikuar arsyen e vërtetë të marrjes së kësaj kredie dhe destinacionit real të saj.

Veç kësaj kredie tepër të majme,shteti shqiptar nga taksat e mbledhura prej qytetarëve të tij, ka paguar dhe një overdraft 17.4 milion euro, i marrë në tre banka në Shqipëri.Këto miliona euro janë marrë nga “Cez a.s” dhe “Cez sh.a” dhe në fakt nga auditimi i “BDO LLP” nuk është konstatuar asnjë faturë pagese të këstit në këto tre banka. Overdrafti është marrë dhe “Cez a.s” ka lënë veprimtarinë e saj në Shqipëri.

Mirëpo nga ana tjetër grupi i negocimit të marëveshjes ka pranuar përfshirjen e shumës së këtyre kredive overdraft, prej 17.4 milionë euro, në totalin e detyrimeve të dakordësuara në marrëveshje, pa kërkuar paraprakisht dhe pa verifikuar arsyen e vërtetë të marrjes së këtyre kredive si dhe destinacionin real të tyre.



d.b/shqiptarja.com