6.2 miliardë euro është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në 7 vite, nga 2012-a deri në 2019-ën nga institucionet shtetërore. Një raport auditi i Kontrolli i Lartë i Shtetit, evidenton se humbjet më të mëdha janë regjistruar në vitin 2015, 125 miliardë lekë.
Janë rreth 2 miliardë euro humbje vetëm nga parregullsitë dhe shkeljet financiare në mbledhjen e të ardhurave dhe në shpenzimet e kryera nga viti 2012-2019, nga 47.4 miliardë lekë që ishte dëmi në vitet 2002-2011.
Sa i takon dëmit financiar, goditja më e madhe me rreth 65.2% është shkaktuar nga koncesionet, dhe dhëniet me qira apo shitjet të pronave shtetërore, të cilët në 8 vite kanë shkaktuar humbje deri 165.6 miliardë lekë. Më pas renditen humbjet nga taksat dhe tatimet me 27.9 miliardë lekë minus, e ndjekur nga doganat dhe prokurimet publike.
Ndërsa pjesa tjetër prej 4.2 miliardë euro dëm sipas KLSH është shkaktuar nga keq-menaxhimi i fondeve të programuara, shkelje në shpenzime dhe të ardhura, apo shkelje e disiplinës buxhetore.
Për ish-deputeten demokrate Jorida Tabaku këto para do të mund të përdoreshin për qytetarët por u çuan dëm për shkak të korrupsionit.
Në këto 8 vite Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përcjellë 336 kallëzime penale për 999 persona, zyrtar të nivelit të mesëm dhe të lartë për shkelje të rënda, shpërdorim detyre apo shkelje të barazisë në tendera. Një numër 2 herë më i lartë se kallëzimet e bëra për periudhën 10-vjeçare, 2002-2011.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.7%
-
Keq
61.2%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1671
Lajme të tjera
-
Dokument ekskluziv/ Vlora pa landfill, KLSH 'zbarkon' në Bashki, kërkon përgjegjësit për Sherishtën!
5 Prill, 12:20
-
Miliona euro dëme, endoskopia e pacertifikuar, pediatria në rrezik shembjeje… Shkeljet që gjeti raporti i KLSH në QSUT në Tiranë
27 Mars, 17:32
-
Bardhi për marrëveshjen Rama-Meloni: Vendimi i Kushtetueses, tradhti kombëtare! Rama po synon të marrë nën kontroll KLSH-në
21 Shkurt, 14:32
-
Mbi 4 mijë prindër s’paguajnë pensionin ushqimor të fëmijës pas divorcit gjatë 2022, KLSH: Arsyet, emigrimi dhe pamundësia
25 Janar, 16:30
-
Borxhet, bashkia e Lezhës u fal 30 milionë lekë bizneseve: Gjoba të vendosura nga KLSH para një dekade
28 Dhjetor 2023, 16:05
-
Qeveria miraton projektligjin: Prokurime publike me Inteligjencë Artificiale
13 Dhjetor 2023, 13:37
-
Ndotja e ajrit nga makinat, raporti: Mosha mesatare e mjeteve nuk është ulur, dominon nafta
1 Nëntor 2023, 07:19
-
Rezerva materiale e shtetit 'në ajër' raporti: Kuadri ligjor i paqartë për administrimin
13 Tetor 2023, 12:48
-
Kontratat e koncesioneve do të auditohen nga KLSH brenda 2025, parashikohet edhe rishikimi i legjislacionit për prokurimet publike
9 Tetor 2023, 07:45
-
Trauma pa frigorifer morgu e me ilaçe të skaduara, KLSH i kërkon Ministrisë shkarkimin e drejtoreshës Edlira Bode dhe dy zëvendësve
12 Shtator 2023, 18:09
-
Raporti i KLSH/ Spitali i Traumës pa frigorifer morgu për trupat e pajetë! Barnat në magazinë mallrash, mes lagështirës
11 Shtator 2023, 16:16
-
PL kallëzon në SPAK kryetarin e Kamzës Rakip Suli! Kalaja: Ka kryer disa vepra penale
11 Shtator 2023, 12:22