Klubi korçar: Mos abuzoni me Skënderbeun dhe presidentin tonë!

Klubi korçar: Mos abuzoni me Skënderbeun dhe presidentin tonë!

Skënderbeu

Me anë të faqes së tij zyrtare, klubi korçar ka reaguar në lidhje me lajmet e fundit për Skënderbeun, me shifrat që përfliten për lojtarë të caktuar të ekipit dhe për pozicionin e presidentit Ardjan Takaj.

Në reagim shkruhet se Skënderbeu është në pritje të vendimit për pjesëmarrjen në Kupat e Europës dhe po punon i qetë për forcimin e ekipit.

Duke marrë shkas nga shkrimet e publikuara gjatë këtyre ditëve në median e shkruar dhe online ftojmë përfaqësuesit e mediave të jenë me korrektë për sa i përket lajmeve mbi Klubin e futbollit ‘Skënderbeu’.

– Së pari, kërkojmë të mos abuzohet me merkaton dhe shifra të cilat nuk egzistojnë dhe, së dyti, dëshirojmë të sqarojmë mediat dhe opinionin publik se klubi ka kërkuar pezullimin e efekteve të vendimit të Komisionit të Apelit pranë UEFA-s.

Në momentin që do të ketë një vendim nga CAS, do ju informojmë, ndaj lutemi të mos keqpërdoret ky moment për të krijuar lajme të cilat nuk ekzistojnë.

– Gjithashtu, kërkojmë nga media të caktuara të mos abuzojnë me të ardhmen e presidentit Ardjan Takaj dhe stafit bardhekuq.

Presidenti është totalisht i bindur te pafajësia e plotë dhe ka marrë garancinë nga zyra ligjore që po merret me çështjen se gjithçka do të mbyllet me sukses, ndaj kërkojmë prej jush të mos abuzoni dhe krijoni situate, të cilat cënojnë ambientin bardhekuq.

– Ndryshe nga çfarë media po pasqyron për interesa të caktuara, KF Skënderbeu po punon i qetë për të përforcuar ekipin në kuadër të pjesmarrjes në kompeticionet europiane.

E ardhmja i përket vetëm Skënderbeut.

– Nqs mediat kanë ndonjë paqartësi lidhur me merkaton dhe çështjen e dënimit, mund të kërkojnë informacion paraprak pranë zyrës së shtypit.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Me respekt, KF Skënderbeu

Reagimi i Skënderbeut

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë