KMSH dhe Kisha Katolike apel për rëndësinë e votës, Kryemadhi i mbështet: Ftoj shqiptarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet, denonconi çdo formë presioni

KMSH dhe Kisha Katolike apel për rëndësinë e votës, Kryemadhi i mbështet: Ftoj shqiptarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet, denonconi çdo formë presioni

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbështetur apelin e Komunitetit Mysliman dhe Kishës Katolike të Shqipërisë lidhur me rëndësinë e votës.

Përmes rrjetit të saj social Facebook, ajo ka ftuar të gjithë shqiptarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare më 25 prill dhe të denoncojnë në të gjitha institucionet çdo formë presioni apo intimidimi për votën e tyre.

Kryemadhi në postimet e saj ka cituar një pjesë të deklaratës së KMSH, ku theksohet fakti se vota është e shtrenjtë dhe nuk duhet të shitet apo të blihet.

Ajo gjithashtu i ka ftuar të gjithë të lexojnë deklaratën e Konferencës Ipeshkvore, ku flitet për rëndësinë e votës dhe peshën që ka ajo në shoqëri.

Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet parlamentare, ditën e djeshme në një konferencë të zhvilluar, Ipeshkvijtë e Kishës katolike tё Shqipërisë kërkuan garantimin e votimeve të ndershme dhe transparente si dhe të respektohen vota e çdo qytetari.

Lidhur me rëndësinë e votës, pas Kishës Katolike, ka reaguae edhe Komuniteti Mysliman, ku theksuar se vota nuk duhet të shitet deh as të blihet.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja